Flet eksperti: video-përgjimin e ka prokuroria, s’ka si ti vihet ligjërisht kryeministrit. Prokuroria, duhet ta kishte arrestuar Agron Xhafajn

0
622

Eksperti për çështjet e Sigurisë, Arjan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se ka një mënyrë për të vërtetuar takimin mes Agron Xhafajt dhe dëshmitarit X.

Arjan Hoxha: Marrja e tabulateve vërteton a kanë folur apo jo në telefon. Prokuroria duhet ta kishte arrestuar Agron Xhafajn. Të gjitha dyshimet dhe veprimet, e deri tanishme rezultojnë që ky të jetë një përgjim i vertëtë, edhe pse duhet të kryehet një inspektim i zërit i cili ende nuk është bërë nga prokuroria, edhe pse ai inspektim që i është bërë nga kryeministri nuk mund të merret i vërtetë.

Arjan Hoxha: Pasi nuk ishte zëri i personit, duhej kohë fizike që ta vërtetonte, pasi video-përgjimin e ka prokuroria, s’ka si ti vihet ligjërisht kryeministrit. Prokuroria duhet të mbledh bisedat telefonike, dhe këto i merr nga kompanitë, dhe me vendodhjen e saktë të këtyre qelizave atëherë këtu del e verteta. Edhe nga interpoli duhet të vërtetohet sipas thënieve të dëshmitarit që thotë kemi pasur lidhje në Itali.

Sipas Hoxhës, Agron Xhafaj nuk e ka mohuar që është zëri i tij.

Arjan Hoxha: Personi nuk ka dal që të thot ky është zëri im. Prokuroria, duhet ta kishte arrestuar personin Agron Xhafa dhe përmes Ministrisë së Drejtësisë duhet ti cojë brenda 40 ditëve tja dërgoj Italisë, duke i thënë a jeni të interësuar ta bëni apo jo?/TPZ.AL/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here