Shëtiste me armë në brez, kapet në Tiranë 29 vjeçar…

0
136

Eshtë arrestuar një i ri në Tiranë i cili qarkullonte me armë zjarri me vehte.

Mësohet se ai është shtetasi palestinez, A. D., 29 vjeç.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez : A. D., 29 vjeç.

Ky shtetas u kap në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here