Nuk merr ftesë për në Botëror, futbollisti gjerman qan në stërvitje

0
228

Trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Low, shpalli paraditen e sotme listën paraprake të lojtarëve për Botërorin “Rusi 2018”.

Çuditërisht, pjesë e listës nuk ishte sulmuesi i Bayern Munchen, Sandro Wagner.

Gjatë seancës stërvitore të së martës ai është fotografuar duke qarë teksa vraponte me shokët e ekipit në nxehje. Siç raporton edhe “Bild”, ai është ngushëlluar nga shokët e ekipit.

Image

“Nuk mund ta kuptoj. Po të ishte për mua, ai do të ishte në Rusi,” është shprehur trajneri i tij Jupp Heynckes.

Ndërsa trajneri i përfaqësueses është shprehur: “Nuk ishte një vendim kundër Sandros, ai e ka vërtetuar klasin e tij gjithmonë te kombëtarja. E di shumë mirë se sa e rëndë është një lajm i tillë për lojtarët. Por këto vendime merren gjithmonë për të mirën e ekipit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here