Trendet më të reja për vjeshtën 2014  

0
119

/ Composition:  / Sizes:  Prices:  Sales start:

Dizajnerët më të njohur për vjeshtën e vitit 2014 kanë sjellë një shumëllojshmëri apo larmi të vërtetë! Filloi shtatori dhe vjeshta është në prag të saj. Edhe pse të rejat apo novitetet e modës për vjeshtën 2014 janë përfaqësuar kohë më parë, ne po ua sjellim juve që tani. Pason sezoni i cili do të jetë ndryshe nga gjithçka – ngjyra, forma, materialet… mund të konstatojmë se shumica e dizajnerëve përpiqen të anojnë më shumë kah funksionaliteti dhe komoditeti i veshjeve, e cila është me të vërtetë për t’u lavdëruar. Ngjyrat neutrale dhe veshjet prej gëzofi janë të patjetërsueshme, por edhe mënyrat ekstravagante për të provuar ngjyrat e shumta tek dizajnimet e veshjeve. Nuk mungon dantella (çipka), xixat shkëlqyese dhe transparenca e cila i jep një notë të theksuar tërë koleksionit. Edhe pse duket sikur janë të përsosura vetëm për stinën e pranverës, lulet janë motivi kryesor i shumë dizajnerëve si dhe të gjitha format gjeometrike dhe linjat apo vijat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency