Ushtrimet kundër shtypjes së lartë të gjakut

0
132

ImagesUshtrimi në kohë të lirë mund t’ju ndihmojë në preventivën e shtypjes së lartë të gjakut, ndërsa aktiviteti fizik në punë nuk jep rezultate njësoj të mira, tregon një hulumtim i ri. Receta e përbashkët për zgjidhjen e problemit të shtypjes së lartë është ushtrimi i shpeshtë. Në vazhdim shikoni se si dhe përse kjo qasje është e efektshme: Vetëm 150 minuta shëtitje në javë, vetëm 20 minuta në ditë, mund të përmirësojnë shëndetin tuaj në mënyrë të konsiderueshme. Shkencëtarët nga Universiteti South Carolina në Columbia, në periudhën prej 5 vjetësh kanë përcjellë shëndetin e 6.300 njerëzve në moshën prej 20 deri 80 vjeç, ndërsa rezultatet janë publikuar në revistën “Hypertension”. Një e treta e pjesëmarrësve ka pasur të paktën një prind i cili ka pasur hipertension të zhvilluar. Ata persona kanë pasur për 34 për qind rrezik më të madh për të pasur hipertensionin, për dallim nga personat të cilët në historinë e sëmundjes brenda familjes (anamneza familjare) nuk kanë pasur të shënuara raste të hipertensionit. Më shumë se 1.500 pjesëmarrës kanë zhvilluar hipertensionin gjatë hulumtimit. Megjithatë, personat që kanë ushtruar rregullisht kanë pasur për 42 për qind rrezik më të vogël nga zhvillimi i hipertensionit, pavarësisht anamnezës familjare. “Rezultati i këtij hulumtimi vërteton rëndësinë e ushtrimeve. Madje 150 minuta shëtitje në javë do të reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i hipertensionit”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimi prof. Robin Shook. Tek personat të cilët nuk kanë ushtruar, por edhe në anamnezën familjare nuk kanë pasur raste të shënuara të hipertensionit, rreziku ka qenë i ngritur për 24 për qind. Personat që nuk kanë ushtruar rregullisht, ndërsa kanë pasur predispozita gjenetike për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut, kanë pasur madje për 70 për qind rrezik më të madh. Hipertensioni kryesisht nuk ka simptoma, prandaj edhe e quajnë “vrasës i heshtur”. Shkencëtarët kanë dëshmuar që hipertensioni rrit rrezikun nga zhvillimi i arterosklerozës, sulmit në zemër dhe tru, dëmtimi i veshkave, verbëria dhe ngjashëm.

 

Shtatzënë? Kujdes me muzikën që dëgjoni

Gratë shtatzëna janë shumë më të ndjeshme ndaj të gjitha llojeve të muzikës, tregojnë studimet e fundit. Kërkuesit gjermanë thotë se po thuajse çdo melodi atyre u shkakton emocione mjaftë të forta, krahasuar me femrat e tjera. Dëgjimi i këngëve të përvuajtura apo edhe atyre të gëzuara shkakton në organizmin e një femre shtatzëne trazira të vërteta, të cilat ndryshojnë edhe rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut. Ky fakt u konfirmua nga rezultatet e një studimi gjerman, i kryer nga një grup studiuesish të Max Planck Institute në Lipsia.

 

Lëng kastraveci për flokë të shëndetshme

Lëngu i kastravecit cilësohet si një nga lëngjet më natyrale dhe të shëndetshme. Kastraveci bën të mundur rritjen e flokëve dhe shtresimin e thonjve. Lëngu po ashtu ndihmon në përmirësimin e dhëmbëve nëse ato janë në gjendje të keqe dhe mishrat e tyre pasi përmbajnë kalcium dhe fosfor. Këshillohet që ky lëng të kombinohet me karotë, spinaq apo edhe sallatë jeshile. Për më tepër, bashkimi i tyre përbën një kurë të mirë në trajtimin e reumatizmës dhe dhembjeve të kyçeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency