Ja fjalimi i Bashes që nuk u transmetua në media/ Xhafa do të duhej të dilte nga kjo sallë me pranga në duar…

0
299

Një ditë pas publikimit të dosjes për vëllanë e ministrit të Brendshëm, për dënimin e tij në Itali, kreu i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit, ka lëshuar akuza të fortA në adresë të Xhafajt, duke paralajmëruar se sot do të dalin fakte të tjera tronditëse për përgjegjësinë e Ministrit të Brendshëm.

basha rama xhafaj bushati

Por teksa i mbaroi kona 10 minuta, kreu i Kuvendit i fiku mikrofonin Bashes dhe kjo shkaktoi reagim ne salle, ku deputetet demokrate u cuan nga vendet e tyre dhe u mblodhen rreth foltores te cilen Basha nuk e leshonte. Ruci nderpreu seancen dhe Basha e vijoi fjalimin e tij, por kete here perpara kameras se celularit qe e transmetoi Live ne Facebook e tij kete moment, ndersa seanca plenare nuk vijonte.

Ja fjala e Bashes qe nuk u transmetua ne media:

Të dy bashkë janë kokat e një prej familjeve mafioze, që ka shndërruar sot Vlorën në kryequtetin mesdhetar të kokainës, ku apartamentet, shtëpitë, makinat shkëmbehen për qese kokaine.

Kjo, sepse Agron Xhafaj, që e thërrasin “Pashai i Vlorës”, trafikantët e drogës, ka nën urdhërat e tij policinë duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Prokurorinë në Vlorë e në të gjithë Shqipërinë.

Ky është realiteti i shtetit që ka ndërtuar Edi Rama, ku qeveria dhe krimi janë bashkë, të pandashëm, dhe ku rekordet kriminale, personale apo familjare, janë kriteri i vetëm i Edi Ramës për marrjen e posteve të larta publike.

Normalisht Prokuroria duhet të vepronte.

Fatmir Xhafa do të duhej të dilte nga kjo sallë me pranga në duar.

Por mafia në pushtet i ka marrë masat që kjo të mos ndodhë. Kapja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe dje e Prokurorit të Krimeve të rënda këtë qëllim ka.

Kjo është ajo që Raporti i Departamentit të Shtetit e quan – Kapja e shtetit.

Ministri i Brendshëm kokë e një prej familjeve mafioze.

Prokuroria vegël e kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

Këtu ka përfunduar vendi me Edi Ramën.

Nuk ka ligj. Nuk ka polici. Nuk ka drejtësi.

Në këto kushte i vetmi që mund ta zgjidhë, e vetmja shpresë për Shqipërinë, është vetë populli, janë njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.

Koha po thërret si kurrë më pare.

Njerëzit e thjeshtë të këtij vendi të marrin në dorë fatin e tyre.

Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria.

Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin dhe nuk do të zgjasin më!

Basha tregon nenin e Kodit Penal: Si e ndryshoi Xhafaj ligjin për të mbrojtur vëllain e tij

“Është një nga moment kataklizmike të demokracisë 27 vjecare të vendit, në këtë sallë para disa muajsh Fatmir Xhafaj, MB mohoi dënimin e vëllait për trafik droge, ai tha se kjo është cështje e sajuar nga opozita, nuk ka fakte e prova. Dje PD publikoi informacionin e sapombërritur, vendimin e dënimit të Agron Xhafajt dhe dosjen e plotë.

Në mbrëmje Xhafaj mblodhi kurajon për të mërmëritur para kamerave se vëllai ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar, faktet provojnë të kundërtën, vëllai i Xhafajt është drejtuesi i një organizate kriminale që vepronte mes Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA për importimin e drogës nga Shqipëria, është furnizuesi me heroinë, kokainë dhe marijuanë.

Kjo dosje e bën të qartë se Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik ndërkombëtar. Vendimi tregon se Xhafaj është dënuar për drejtimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, tërheqjen direkte të drogës të transportuar nga Shqipëria, për mbajtje, dhënie, marrje dhe shitje të lëndës narkotike. Pjesëtar dhe një nga krerët e bandës ndërkombëtare.

Ky është vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar, por që jeton i lirë në Shqipëri. Dje Xhafaj tha se nuk ka asnjë përgjegjësi, e vërteta tronditëse është se Xhafaj ka përgjegjësi ligjore, politike dhe penale. Sipas ligjit detyrë e MB është identifikimi i personave të dënuar me vendim të formës së prerë, dhe të merrnin masat që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin.

Dje Xhafaj deklaroi se në raport me cështjen e dënimit të vëllait nuk ka pasur asnjë lloj pushteti për të ndikuar në asnjë lloj forme mbi të. Xhafaj provohet se në detyrën si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi ka ndryshuar përmes falsifikimit Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur Agron Xhafajn. Shqipëria është i vetmi vend në Botë që ka ministër të brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge. Xhafaj ka falsifikuar procesverbalet zyrtare të Parlamentit. Xhafaj është vetë koka, është vetë peshku i madh, ku i vëllai bën trafikun e kokainës dhe ai e mbron përmes falsifikimit”.

Neni 491 si ishte 

neni 491 si ishte

Neni 491 i Kodit të Procedurës Penale (si u bë)

Mospranimi i kërkesës për ekstradim
(Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017)
Nuk mund te jepet ekstradimi:
….
f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here