Mesazh përfundimtar…

0
237
Virion Graçi po të drejtohem për herë të fundit dhe për higjienë mendimi nuk të drejtohem më.
Në të vërtetë mendova se ishte mbyllur çështja, për sa kohë nuk figuroje më në listën e miqësisë.
Megjithatë, për arsye që ti i di, u largove nga faqja ime dhe u riktheve përsëri. U riktheve duke etiketuar çdo të panjohur që të dilte përballë dhe nuk pajtohej me fyerjen tënde. Ndjekësit e mi i etiketove të denjë për psikiatër dhe turmë të vobektë.
Në retrospektivë Virion.
Unë bëra një status për modifikimin e një fotoje, pasi më dukej akt i shëmtuar në Shqipërinë e vitit 2021, pa u futur në spiralet personale të askujt.
Ky ishte një fakt që nuk më la shije të keqe veçse mua, por shumë lexuesve të tjerë, të cilët adresuan shqetësimin e tyre tek ExLibris dhe komentet e tyre u fshinë dhe profilet e tyre u bllokuan.
Në gjithë këtë panoramë Virion, shfaqesh ti dhe mesazh pas mesazhi ngulmon përmes mosarsyes të mbrosh të pambrojtshmen dhe i përvidhesh pyetjes bazike ku përqëndrohet vëmendja ime- Pse fshihet me gomë një individ dhe zëvendësohet me një copë muri?!. Ende kjo pyetje mbetet pa përgjigje.
Zoti Bujar Hudhri hyri në profilin tim dhe pasqyroi komentin e tij. Iu përgjigja brenda çdo etike në komunikim. Nuk u përgjigj dhe u largua.
Vazhdimësia e debatit je ti Virion dhe gjatë gjithë debatit të ftova disa herë që të mos përdorje fyerjen si argument. E bëra këtë në respekt të një here të vetme që të kam dhënë dorën në sheshin e teatrit. Vazhdove me fyerje dhe etiketime derisa paraqite pozicionin e pedagogut dhe librat e shkruar si pasaporte për të përligjur fyerjet sistematike.
T’u përgjigja se nuk mund të përdoreshin si kartë dhe si argument mora fyerjen e radhës.
Virion 13 librat e tu dhe pozicionin prej pedagogu i ke për vete, por kurrsesi si pasaporte për t’iu imponuar dikujt apo akoma më keq për të përligjur fyerjen ndaj dikujt.
Dhe sikur mos të mjaftonte e gjithë kjo rifutesh në profilin tim dhe vazhdon ende të më fyesh duke thënë se jetëshkrimi im është i barabartë me zero.
Virion, për ironi të fatit, unë punoj pikërisht në atë institucion që ti e valëvit aq fort si argument bindës.
Punoj në universitet dhe kam marrëdhënie sistematike me stafin akademik evropian. Ndihem shumë mirë mes tyre, pasi mendimi i tyre vjen erë qytetarie. Mendimi i tyre ta respekton praninë dhe mbi të gjitha të bën të kuptosh se ne si shoqëri duhet të rritemi shumë për të hapur dyert e qytetërimit.
Janë shpirtra të sjellshëm evropianët dhe janë krejt larg vrazhdësisë së pashembullt që gjendet në këtë vend.
Ndaj Vrion të ftoj të bësh një hap drejt Evropës dhe mos përdorësh fyerjen si argument.
Post Scriptum-4 Diskutimi mbyllet këtu. Në kontekstin evropian do të kërkoja të mos ishe i pranishëm në profilin tim. Nuk je i mirēpritur.
Elona Caslli
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here