Goditi Marcelon në “El Clasico”. Ja vendimi për Sergi Roberton…

0
141

Sergi Roberto është pezulluar nga Komiteti i Konkurrencës me 4 ndeshje, për daljen e tij nga fusha me karton të kuq kundër Real Madridit në “El Classico” e fundit.

Sipas raportit të kryesorit të asaj ndeshjeje, Hernandez Hernandez, Sergi Roberto e mori kartonin e kuq për “goditjen e kundërshtarit me krah”.

Pra, lojtari i Barçës nuk do të luajë më për këtë sezon. Ai do të humbasë ndeshjet e fundit të La Liga-s ndaj Villarreal, Levante dhe Real Sociedad, si dhe ndeshjen e parë të Superkupës Spanjolle, kundër Sevillas.

Sipas Komitetit të Konkurrencës, lojtari ka shkelur nenin 98.1 të Kodit Disiplinor të RFEF, ndaj aplikohet edhe një gjobë prej 1400 eurosh ndaj klubit katalanas dhe 3005 euro për vetë lojtarin, në zbatim të neneve 52.3 dhe 52.4 të të njëjtit tekst.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here