Ndërroi drynat e PD-së/ Bushati thumbon keq Bashën: U bë si ata zaptuesit e 1991 që refuzonin ti rikthenin dyqanin pronarëve

0
647

Ditën e sotme po bën bujë ne media lajmi se kreu i PD-së ka dhënë urdhër për ndërrimin e bravave të zyrave të PD-së, përfshirë zyrën e Edi Palokës, ku mbahen firmat për Kuvendin e jashtzakonshëm të 11 Dhjetorit.

Analisti Andi Bushati nuk ka nguruar ta thumbojë kryedemokratin, teksa e krahason me zaptuesit e dyqaneve të viteve 90, të cilët refuzonin të iu jepnin objektin pronarëve legjitim, por në fund u detyruan të largoheshin nga uzurpimi i tyre.

Statusi i Bushatit:

Basha po sillet si ata perfituesit e ish frontit te lagjes ne 1991 qe s’donin ta dorezonin dyqanin e marre qyl nga shteti tek ish pronari. Parandaj ai eshte ne te drejten e tij, ne lojen me dryna dhe brava per mos leshuar biznesin e vet.
Problemi tashme nuk eshte tek ai por tek ata qe vazhdojne te sherbejne si hyzmeqare te dyqanit te Lulit
95
2 komente
4 ndarje
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here