Ka hyrë që në mengjez dhe ende s’ka dalë/ Ilir Beqja 7 orë në SPAK, shkak ‘fryrja’ e faturës së tenderit të sterilizimit

0
255

Prej më shumë se 7 orësh ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është duke dhënë llogari para oficerëve të SPAK në cilësinë e deklaruesit në lidhje me koncesionin e sterilizimit, i cili po hetohet si një koncesion korruptiv në shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje për News24’ deklaroi se Beqaj u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i vetëm dhe pa avokat.

Lala tha se ish-ministri po jep llogari se pse ishte e nevojshme dhënia e këtij koncesioni, rrethanat dhe pse u fry fatura nga 12 milionë euro në vit që ishte parashikuar në 17 milionë euro, gati 40% më shumë se sa ishte parashikuar në buxhetin e shtetit. Dëshmia e Beqajt duket se pritet të zgjasë ende.

Më herët në lidhje me këtë koncesion është pyetur për 2 herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit. Disa janë pikat kyçe që po vijon në SPAK prej 3 vitesh.

“Së pari ka të bëjë me mënyrën se si është përzgjedhur dhe shpallur fituese kompania koncesionare Sani Service shpk, e cila ka marrë koncesionin me vlerë 100 mln euro për 10 vite. Së dyti, se cilat ishin arsyet dhe rrethanat që detyruan qeverinë shqiptarë dhe ministrinë e Shëndetësisë ta jepte këtë shërbim, pra sterilizimin e seteve kirurgjikale me koncesion dhe se si u fry fatura për pagesën në llogari të kompanisë koncesionare. Nga 12 mln euro që ishte në vitin e parë, kjo pagesë ka shkuar në 17 mln euro. Gjithashtu z. Beqja do të pyetet edhe për mënyrën se si u kalua qendra e sterilizimit e ndërtuar me kredi të Bankës së Këshillit të Europës pranë Qendrës Spitalore Universitare dhe më pas kjo qendër nuk u vu në funksion nga ana e shtetit, por iu dha në përdorim privatit. Z. Beqja është duke u pyetur se sa kushtonte ky shërbim kur jepej nga shtetërori dhe sa kushton tani që jepet nga privati.

Gjithashtu një tjetër interes i hetuesve të BKH-së lidhet pikërisht me faktin se Beqja rezulton me njohje dhe lidhje miqësore me pronarin e kompanisë Sani Service, kompani që ka fituar koncesionin. Dyshohet se Ilir Beqja dhe Ilir Rrapaj janë miq dhe ndaj dyshohet nga prokuroria e Posaçme se kjo kompani është favorizuar për fitimin e këtij koncesioni.

Gjithashtu është duke u hetuar edhe një pistë tjetër që ka të bëjë me dyshimet e pastrimit të parave, por me gjasë kjo akuzë do iu atribuohet nëse do ketë vendime konkrete nga ana e SPAK të gjithë personave që janë të përfshirë në çështjet e biznesit”, raportoi Lala.

BEQAJ PARAQITET NE SPAK PA AVOKAT
Me çantë shpine, i pa shoqëruar, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja mbërriti në Prokurorinë e Posaçme. Beqja do të merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit. Kjo është hera e parë që ish-ministri Beqja, aktualisht deputet i PS pyetet nga SPAK.

Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit

Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here