E pyesin për operacionet e Almedës, aktori turk tregon të vërtetën…

0
246

Aktori turk Tolgahan Sayışman ka folur për ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë bashkëshortja e tij shqiptare, Almeda Abazi.

I pyetur nga një televizion turk, Tolgahan ka pranuar të tregojë të vërtetën për bukuroshen, e cila është përfolur shpesh për pamjen e jashtme dhe ndryshimet që kanë ndodhur me kalimin e kohës.

Tolga u shpreh se Almeda ka bërë vetëm dy ndërhyrje në hundë, por nuk ka bërë asgjë tjetër:

“Ka bërë dy ndërhyrje në hundë por nuk ka bërë asgjë tjetër. Por habitem me faktin sesi mund të bëhen çështje dite fotot e moshës 15-vjeçare”, u shpreh ylli i kinematografisë turke.

Pak ditë më parë, edhe Almeda u detyrua t’u kthejë përgjigje të gjithë atyre komentuesve që e akuzojnë për ndërhyrje:

“Nuk kam asgjë kundër ndërhyrjeve estetike, por nuk e kuptoj pse flisni për diçka që s’e kam bërë? Nuk keni lajme të tjera për të bërë? Pse vazhdoni të flisni për diçka që e kam sqaruar? Me kohën, do t’ju jap lajme që të flisni. Meqë ra fjala, ju i keni parë fotot e mia të 12-13 viteve më parë. Çfarë po bëni tani, për Zotin? S’doja të flisja për këtë temë dhe s’doja të harxhoja kohën, por më detyruat”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here