Zyrtare/ Po hetohet veprimtaria e Dakos, janë vënë në lëvizje 10 oficerë e 2 prokurorë

0
144

Prokuroria ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dako. Në një reagim per “Opinion”, zëdhënësi i Prokurorisë tha se për këtë çështje vazhdojnë hetimet me ritme të përshpejtuara.

“Po hetohet veprimtaria e Dakos, por edhe shumë personave të tjerë dhe në përfundim do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale”, ka thënë zëhdënësi i Prokurorisë, Denion Ndrenika

Burime për Ora News bëjnë me dije se 2 prokurorë dhe 10 oficerë po hetojnë veprimtarine e Dakos.

Ndërkohë ka shkur në 700 numri i CD me përgjime, nga 300 që ka qenë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here