Nëse Enver Hoxha ishte proevropian, me siguri që Hitleri ishte proamerikan

1
279

 

Dr. Ndriçim Mehmeti

 

Kampi i Tepelenës mund të quhet si kamp pushimi, verimi ose fushimi, por jo i shfarosjes së njerëzve. Nëse kanë vdekur njerëz në atë kamp apo shumë të tjera si ai, ata e kanë merituar sepse ishin “diversantë”, “kusarë”, antiparti, antishtet armiq të popullit e gjithfarë llojesh. Ata kishin edhe një faj të madh bile shumë të madh ata ishin të shkolluar në perëndim por nuk kishin mbetur në klasë.

Ata kishin marrë bursën e shtetit shqiptar dhe nuk kishin shkuar në kabare as në klubet e Partisë Komuniste Franceze, por kishin frekuentuar bibliotekat me orë të tëra. Kujtim Beqiri, Enver Sazani, Rexhep Jella e shumë të tjerë, ishin krenaria e universiteteve të Vjenës, Romës, Sorbonës, Harward-it e Kembrixhit, por përsëri kishin një të metë të madhe: Nuk vinin nga Leningradi, Moska apo Kamboxhia. Pra me një fjalë ata ishin shkolluar në mes të Evropës, shkëlqyeshëm, por nuk ishin evropianë??!

Kush ishte më evropian ndër të gjithë këta? Padyshim Enveri. Përfundimisht Enver Hoxha dhe jo Enver Sazani.

Nuk është shaka, është një përfundim par excelente, siç do të shprehej vetë autori i këtij konstatimi. Shkrimtari, gazetarit, inxhinieri, diplomati, politologu, analisti, që kaq shumë vuajti nën regjimin e egër të Hoxhës dhe po kaq shumë nën “regjimin “ e Berishës, ka një seri faktesh që e bëjnë Enverin, diktatorin komunist më të egër e gjakatar të Evropës, porevropian.

Enveri ngriti burgje dhe kampe pune për kundërshtarët e tij politik që ngjasonin jo pak me kampet e përqendrimit të Gjermanisë naziste në Evropë dhe atij të Prishtinës shumë afër nesh. Kampet e Enver Hoxhës ja kalonin atij të Peqinit, për nga egërsia dhe metodat çnjerëzore që u përdorën. Në kampin e Peqinit (nga i cili shpëtoi miku i tij M. Popoviq) nuk kishte fëmijë që vdisnin për bukë, as nëna shtatzënë që u shkelmonin barkun për të dështuar fëmijën reaksionar. Por kjo ishte “e zakonshme në atë kohë” në Evropë prandaj Enveri mund të quhet me plot gojën evropian.

Në kohën kur Evropa flitej për rikthim në moralin kristian, për respektin ndaj besimit që mban gjallë një shoqëri, Enveri shkatërroi kisha e xhami në mbarë vendin dhe zhduku me rrënjë e me themel besimin, në fe duke ndëshkuar ashpër praktikuesit e saj, që e bënin këtë gjithsesi në mënyrë të fshehtë. Por kjo “reformë” e rëndësishme, sot atij diktatorit famëkeq, mund t’i atribuohet si një reformë evropianiste. Pra Enveri ishte evropian. Enveri dëboi që në 1945 misionin diplomatik amerikan, pasi u mori ushqime e veshmbathje sa deshi dhe këta e ndihmuan pa hesap edhe pse e dinin se do t’i flakte një ditë, por kjo e bën atë shumë proevropian.

Enveri ndërpreu çdo komunikim me shtete imperialiste dhe sioniste si: Britania e Madhe, ShBA, Izrael, Gjermania Perëndimore, pasi këto nuk ishin ende vende demokratike, Shqipëria po. Dhe kjo u vërtetua që në vitin 1944-45. Enveri u lidh me Titon dhe mezi priste përqafimin e Stalinit dhe kjo e bën atë akoma më proevropian.

Në politikën e brendshme Enveri vazhdoi të ishte proveropian. Ndaloi çdo lidhje me perëndimin, të raste në burg nëse thoshje se dritat e Barit duken që nga Durrësi, nëse kishe ndjekur një natë të Sanremos, nëse thoje se Juventusi apo Interi luajti mirë mbrëmë. Por edhe kjo mund të quhej sjellje proevropiane.  I dha dërmën arsimit duke i dhënë fytyrën ruse me matematikë të fortë, letërsi që fliste për vuajtjet e popujve nën “regjimet jodemokratike”, me sukseset e Stalinit, Maos, Kim Ir Sen-it, Pol Potit etj. Letërsia evropiane u hodh në kosh si dekadente dhe kjo i jep merita të veçanta Enverit si proevropian. Ngriti një seri qytetesh, thuajse militare, njësoj si qytetet garnizone në Perandorinë Otomane. Edhe në këtë rast nuk mund të dyshojmë se kemi të bëjmë më një evropianist të vërtetë.

Enveri i ktheu gratë në burra. Ata duhet të mësonin traktorin, zetorin, të bëheshin baresha, montatore, saldatore të punonin me tre turne dhe ky mund të quhet revolucionarizmi i rolit të gruas për të pasur të njëjta të drejta,  vuajtje dhe deformime si burrat. Pikërisht e njëjta gjë po ndeshte edhe në Evropë. Gratë rekrutoheshin në industrinë e makinave, metalurgji, nuk visheshin më me fustane, shkonin në aksione dhe në fund etiketoheshin si kurva e lavire, sa herë që këtë e thoshte partia dhe fronti popullor. Kjo ishte rrënjosur thellë në kulturën shqiptare dhe evropiane të viteve 70-80 të shek. XX. Në këtë këndvështrim Enveri mund të quhet me plot gojën proevropian.

Të mos lejoje një fëmijë të shkonte në shkollë të ndiqte ëndrrën e tij për tu bërë mësues, inxhinier, agronom, ishte një “standard evropian” i kohës që vetë Enveri e zbatonte me përpikmëri. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që nuk mori pjesë në vitin 1975, në Konferencën e Sigurimit dhe Bashkëpunimit Evropian dhe kjo në saje të këmbënguljes së Enverist si një evropianist i thekur.

Nëse këto janë standartet që bëjnë Hoxhën, evropianist,  a mund të quajmë edhe Hitlerin proamerikan?

Padyshim që po. Hitleri ishte anikomunist, anisemitist dhe kjo në këndvështrimin e politologëve të shquar shqiptar të shek. XXI, mund të shikohet fare mirë si proamerikanizëm. Hitleri organizoi lojërat olimpike botërore, fitoi çmimin në një nga revistat më prestigjioze në botë si njeriu i vitit dhe kjo e bën edhe më shumë proamerikan.

Po përse u mërzitën kaq shumë amerikanët dhe anglezët me Hitlerin? Sepse vrau, burgosi, internoj, skllavëroj me mijëra e miliona njerëz. Përndoqi njerëzit për bindje politike, njësoj si Enveri dhe i ekzekutoi pa nam e nishan. Organoni një polici sekrete, vetëm për të përgjuar njerëzit edhe nën çarçaf, njësoj si Sigurimi i Shtetit dhe kjo mënyrë nuk ishte as demokratike dhe as në përputhje me vlerat e një shoqëri të hapur. Hitleri zhduki atë zhvillim që kishte marrë demokracia në Evropë duke kthyer kohët e errëta dhe për këtë amerikanët ishin të gatshëm të luftonin me çdo çmim, pavarësisht se politologët tanë sot mund të akuzojnë Amerikën se “bëri një ndërhyje të pavend në Normandi. Hitleri edhe mund të reformonte veten dhe Evropën.”. Kjo mos t’ju duket çudi. Madje në vijim të logjikës me të cilën analizohet komunizmi në Shqipëri, unë do të mendoja se nëse janë vrarë fëmijë në kohën e Hitlerit, nuk është për t’u shqetësuar, pasi mortaliteti ishte kaq i lartë në atë kohë, saqë ata do të vdisnin edhe në mënyrë natyrore.

Po ashtu nëse nuk kishte ushqimet bazë gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe fëmijë e të rritur vdisnin nga uria, e njëjta gjë kishte ndodhur gjatë krizës së madhe botërore 1929-1933. Kështu që uria e kohës së luftës nuk ishte ndonjë gjë e re për njerëzimin  dhe për këtë nuk mund të fajësohet Hitleri?! Kështu që në vazhdën e këtij arsyetimi padyshim që Enveri është proevropian dhe Hitleri pormaerikan,. Ata i bashkojnë shumë gjëra me njëri-tjetrin pavarësisht se jetuan në kohë të ndryshme.

Studenti i dështuar  i Monpljesë, E. Hoxha, ka një ngjashmëri shumë të madhe me aspirantin dështak A. Hitler, që endej rrugëve të Vjenës me ambicien e sëmurë  për tu bërë piktor. Të dy vuanin nga deliri i liderit të madh dhe famë të etur për famë botërore, të dy vuanin nga paranoja se të gjithë ata që kishin rreth vetes, nuk ishin besnikë dhe duheshin eliminuar Studenti i Francës Enver Hoxha, bëri ç’është e mundur të shkatërroj popullin e vet, Hitleri të shkatërrojë botën. Por nën këndvështrimin e sotëm ata duken krejt ndryshe. Enveri ishte proevropian se nuk pari marrëdhënie të mira me Turqinë, ndërsa Hitleri proamerikan se shfarosi hebrjetë dhe kishte inat komunizmin. Ndoshta dikush mund të thotë se krahasimi është i gabuar, por nëse një apo shumë njerëz që lëvizin pozicionet dhe karriget e tyre sa në një krah në një tjetër, ka të drejtë të ngrejë lart vlerat e diktatorit më famëkeq në vend dhe në Evropë, përse më ndalohet të bëjë një krahasim me shumë vend mes Enverit dhe Hitlerit.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Habitem qe Shqipetaret harxhojne kohen per kete demon dhe gjakpires te pashok.
    Shikoni shoqerine shqiptare se cfare niveli ka me europen lindore jo me perendimin dhe do te kuptoni se cfare krijoji ky kriminel ne shoqeri te nivelit mesjetare te qeverisjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here