Raporti i BSH: Ende nën mesataren shumëvjeçare besimi i konsumatorëve 

0
126

Ervin Kaduku

bshSektori privat, pa shumë optimizëm drejt fundit të vitit…

Besimi i konsumatorëve u përmirësua në tremujorin e dytë të vitit 2014, raporton Banka e Shqipërisë. Treguesi i besimit (TBK) u rrit 2.4 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e kaluar. Por, pavarësisht përmirësimit, niveli i TBK-së vijon të qëndrojë nën mesataren historike (me 1.5 pikë përqindje në tremujorin e dytë). Në rritjen e treguesit të besimit ndikuan pozitivisht pritjet më optimiste për situatën ekonomike, vlerësimi i balancës së blerjeve të mëdha dhe i balancës së të ardhurave-shpenzimeve. Nga ana tjetër, rënia e balancës së pritjeve për situatën financiare në tremujorin e tretë të vitit, dha një kontribut negativ në TBK. Pritjet e konsumatorëve për
nivelin e papunësisë në gjashtë muajt e ardhshëm janë pak më optimiste se në tremujorin e kaluar, pasi balanca aktuale ra me 5.4 pikë
(ulja e balancës tregon për papunësi të pritur në rënie). Edhe treguesi i ndjesisë ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur me 5.6 pikë krahasuar me tremujorin e parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky rezultat u përcaktua nga rritja e besimit në të gjithë sektorët përbërës, përfshiindustrinë, ndërtimin, tregtinë, shërbimet dhe besimin konsumator. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë u përmirësua me 5.6 pikë përqindje dhe, për të parën herë që prej vitit 2011, qëndron mbi mesataren afatgjatë. Në rritje ndikoi pozitivisht përmirësimi i ndjeshëm i balancës së prodhimit dhe shëndoshja e gjendje afatgjatë financiare të bizneseve në këtë sektor.
Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve u rrit për të tretin tremujor radhazi. Gjatë tremujorit të dytë, rritja ishte 3.9 pikë përqindje,
duke qëndruar mbi mesataren historike për herë të parë që nga tremujori i tretë i vitit 2011. Rritja e besimit në shërbimeve u përcaktua
nga përmirësimi i gjendjes së përgjithshme të biznesit, i gjendjes financiare dhe i kërkesës. Treguesi i besimit në tregti vijoi të rritet edhe
gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, për të tretin tremujor radhazi dhe qëndron 8.4 pikë mbi mesataren afatgjatë. Përmirësimin në treguesin e besimit e përcaktoi vlerësimi më optimist i gjendjes së përgjithshme të biznesit dhe situatës së punësimit. Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit shënoi një përmirësim të lehtë me rreth 1.7 pikë përqindje në tremujorin e dytë 2014, falë vlerësimeve më pozitive për ecurinë e kërkesës dhe të prodhimit në këtë sektor. Ndonëse ky tregues ka pësuar përmirësime në dy tremujorët e fundit, prapë niveli aktual i TBNsë qëndron rreth 7.6 pikë përqindjeje nën mesataren e tij afatgjatë dhe rreth 0.2 pikë përqindjeje nën mesataren e pesë viteve të fundit. Bizneset në sektorin e ndërtimit vlerësuan në përmirësim balancat e kërkesës (+2.6 pikë përqindjeje) dhe të prodhimit (+3.5 pikë përqindje). Vlerësimi i bizneseve mbi situatën aktuale të punësimit (-0.9 pikë përqindje) ndikoi negativisht në ecurinë e këtij treguesi. Analiza e disa treguesve që nuk përfshihen në ndërtimin tregon se Situata e përgjithshme ekonomike në vend dhe gjendja e përgjithshme e biznesit u vlerësuan në përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014. Por stoku i banesave vlerësohet të jetë rritur gjatë kësaj periudhe, duke ndikuar në përkeqësimin e lehtë të gjendjes financiare të bizneseve në këtë sektor. Çmimet e prodhimit në ndërtim janë vlerësuar në rënie në tremujorin e dytë të vitit 2014. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese në sektorin e ndërtimit rezultoi rreth 56.6%. Kjo normë rezulton në rritje me rreth 0.8 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm, por rreth 9 pikë përqindje nën mesataren historike. Për tremujorin e tretë të vitit, bizneset e sektorit të ndërtimit presin zhvillime pozitive. Veçanërisht ato presin rritje të prodhimit dhe të kërkesës në sektorin e tyre si pasojë e pritjeve optimiste për situatën ekonomike në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency