Peter Tase: Skenarët e Sorosit në 20 vite në Shqipëri, lidhja me neokomunistët dhe skupet fallso me qëllime kaosi

0
975

 

Per Tase, i njohur si këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare i disa organizatave të famshme në botë si edhe disa qeverive, flet në një interviste ekskluzive për “standard”mbi situatën në Shqipëri. Si njohës i mirë i politikave ndërkombëtare ai komenton edhe ndikimin e rrjetit Soros në vendin tonë, ku vë në dukje lidhjet e këtij Fondacioni me pasardhësit e ish-byroistëve apo edhe neokomunsitët. Tase ekomenton edhe hetimet Judicial Watch e ndërkohë nuk nguron të nënvizojë se Soros ka një filozofi shkatërruese e cila sic thekson ai shkaton  kaos ekonomik social dhe shkatërrim total të shoqërive në tranzicion. Tase komenton edhe Presidencën Trump ku së bashku me Roland Regan i cilëson si dy Presidentët më të mirë në shekullin e  fundit të SHBA.

Peter Tase, mund të na përshkruani shkurtimisht rrugëtimin tuaj nga Shqipëria drejt Amerikës dhe karrierën tuaj në këto vite?

 

Unë aktualisht punoj si këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik midis disa universiteteve në SHBA, Europë dhe Amerikën Latine. Prej vitit 2012, punoj për Këshillin Global të Dekanëve të Inxhinierisë (Global Engineering Deans Council – GEDC) me seli në George Mason University, dhe për Federatën Botërore të Shoqatave të Edukimit në Inxhinieri (IFEES).  Gjithashtu, në 2016-ën punova si këshilltar për Amerikën Latine pranë Prof. Dr. Harold J. Krent, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë Chicago – Kent College of Law (Illinois Institute of Technology).  Jamë bashkëpunëtor i rregullt i revistave dhe gazetave: Eurasia Review, Eurasia Hoy, Diario Siglo XXI (Spanjë), Foreign Policy News (http://foreignpolicynews.org/) si dhe jamë Zv. Kryeredaktor i DIOGEN Pro-Culture Magazine. Së fundmi kamë botuar edhe dy analiza gjeopolitike mbi situatën aktuale në Turqi, në Gazetën The Washington Times. Kryesisht shkruaj në Gjuhët: Angleze, Spanjolle dhe Shqipe.  Që prej vitit 2010 kamë botuar dhjetë libra në fushën e studimeve ndërkombëtare, politika e jashtme e Azerbaixhanit dhe mbi diplomacinë presidenciale të Shqipërisë.   Jamë larguar nga Shqipëria kur isha 17 vjeç (në 20 Shtator, 2000). Kam studiuar në shkollën e mesme “Whitefish Bay High School” në Whitefish Bay, Milwaukee dhe më pas në Universitetin e Wisconsin në Milwaukee (UWM)”.  Në vitet 2007-2009 kam punuar në Korpusin e Paqes të SHBA, me mision në Paraguaj, punova atje për 29 muaj me radhë, dhe pastaj u riktheva sërisht në Washington, D.C. (2011-2012) dhe vazhdova studimet pasuniversitare në Institutin e Politikave Botërore (www.iwp.edu) me president dhe themelues Dr. John Lenczowski, ish – drejtor i çështjeve sovjetike i Presidentit Reagan. Në të njejtën perjudhë kamë punuar edhe në Këshillin e Marrëdhënieve Hemisferike (the Council on Hemispheric Affairs – COHA), themeluar nga Dr. Larry Birns në 1975, një studjues i përmasave botërore që i ka dedikuar gjithë jetën studimeve të Amerikës Latine dhe lidhjet e saj me SHBA dhe Kanada. Në vitin 2015, kam punuar për një Universitet Publik në Argjentinë, Universidad Nacional de Santiago del Estero, si këshilltar i Dekanit të Inxhinierisë Prof. Ing. Héctor Rubén Paz. Njëkohësisht kam organizuar edhe 15 vizita zyrtare nga universitete dhe qeveri të ndryshme të Europës dhe Amerikës Latine në SHBA.  Kam përkthyer libra me poezi nga 15 shkrimtarë Shqiptarë dhe Kosovar; kam botuar në tre gjuhë më shumë se 500 artikuj, ese dhe analiza të ndryshme.

Një rikthim pas gati 20 vitesh në Shqipëri, cilat janë përshtypjet e para?

Është një zhgënjim total, aq më tepër që unë sapo jamë kthyer nga një vizitë pune (gazetari investigative) në Bogotá, dhe është fatkeqësi që unë duke parë një “zhvillim” kaotik të Tiranës, një qytet me 1 milionë banorë, ky kaos është pa arsye nëse vështrojmë dimensionet modeste që ka kryeqyteti Shqiptar, pasi nëse do ta krahasonim me qytetin e Bogota-s me mbi 9 milionë banorë, ky është shumë herë më pak kaotik se Tirana.  Infrastruktura rrugore në Tiranë është e rrënuar, rrugët janë të pista, sheshi Skënderbej është ndërtuar keq, kuptohet kafenetë dhe restorantet janë pa fund, kompleksi i ministrive  në qendër është lënë pas dore, sheshi Skënderbej është një shëmbëlltyrë e keqe e arkitekturës neoliberale, një ndërtim i shëmtuar në mes të Tiranës që do të ofendonte sejcilin prej nesh që kalon aty.  Mbjellja e pemëve para Pallatit të Operas është një tjetër fiasko, pasi ai pallat mbulohet pa asnjë lloj arsyeje, pa asnjë lloj ideje, pa asnjë fantazi, mbyllja e  rrugëve pa shkak për të mos folur më pas për rritjen e taksave, ngritja e kullave shumë të gjata që e prishin të gjithë harmoninë e lartësisë së godinave që përfaqësohet nga kompleksi i godinave historike të ministrive.  Këto janë disa observime të disa ditëve që kam qëndruar në Tiranë.  Po ashtu vihet re hapur prania e një strategjie për të dhunuar dhe për të degraduar vlerat morale, kulturore dhe etnografike të familjes tradicionale shqiptare dhe këtu po flas për promovimin aktual të paturpshëm të LGBT, nga disa ushtarë të besuar të George Soros në Tiranë…

Po pikërisht këtu doja të ndaleshim pak se së fundmi në Shqipëri është hapur një debat i fortë lidhur me këtë çështje, i shkaktuar pas një vendimi të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës për të zhvilluar bashkëbisedime me persona të LGBT në shkollat e Tiranës…

Këto iniciativa qofshin nga M.A., që drejtohet nga njerëz mediokër, të paaftë dhe qofshin këto nga Bashkia e Tiranës me në krye Erjon Veliaj-n janë kamuflazhe të pista të cilat bëjnë të mundur njollosjen e kulturës së lashtë shqiptare që bazohet në vlerat e shenjta të familjes së shëndoshë dhe shoqerisë. Këto fushata të degjeneruara janë të pafalshme dhe me kalimin e kohës e bëjnë të pamundur rekuperimin e një shoqërie të moralshme tradicionale shqiptare. Në qoftë se shoqëria shqiptare merret dhe harxhon kohën duke studiuar apo duke futur në kurrikulën e shkollave publike, këto kriza sociale që janë absolutisht pa vlera, janë vetvetiu katërcipërisht si një shfaqje e antikrishtit në tokë.

Një nga debatet kryesore që është zhvilluar në Shqipëri në vitet e fundit ka qenë ai për reformën në drejtësi.  Prej kohësh është përfolur një dorë e fshehtë në reformë, e cila sipas akuzave, ka të bëjë me Fondacionin e Soros në Shqipëri, ku ky i fundit konsiderohet si regjizori i reformës në favor të Partisë Socialiste në pushtet…

Kjo është shumë e vërtetë. Fondacioni i Soros ka një influencë shumë të madhe tek të gjitha ministritë e Shqipërisë, tek riformulimi i reformës në drejtësi që vetëm reformë nuk mund të quhet por është thjesht një bllok pazaresh që George Soros e merr kudo me vete në të gjithë Evropën ku ai shëtit, dhe me atë bllok pazaresh ai shkakton një kaos ekonomik, kriza sociale, shkatërrim total të shoqërive në tranzicion, si Bosnje – Herzegovina, Moldavia dhe Shqipëria. Por fatkeqësisht unë po vërej se në Shqipëri ne kemi djepin e Fondacionit që ka shtrirë rrënjët shumë thellë veçanërisht me ish-byroistët, djemtë dhe vajzat e ish-byroistëve. Kemi të bëjmë edhe me trafik të influencës dhe me kultivimin masiv të paligjshëm të lëndëve narkotike që  kanë lidhje direkte me filozofinë shkatërurese Sorosiane e cila ka tronditur edhe shoqërinë amerikane gjatë periudhës së Presidentit Barack H. Obama.

Këtu doja të ndalesha pak më gjatë. Cilat janë sipas jush efektet negative të rrjetit Sorosian, fillimisht në SHBA ku ju keni jetuar për rreth 18 vite dhe si e shihni këtë ndikim në Shqipëri?

Efektet negative, të shëmtuara të Sorosit në SHBA janë të gjithanëshme; stimulimi i papunësisë, blerja e influencës me shuma të mëdha parash, ndërhyrja e pajustifikuar e tij në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), degjenerimi i shoqërisë amerikane në tërësi, mbështetja me fonde e disa platformave, programeve të ushtruara që i ndihmojnë çiftet e  reja për të abortuar; 206 Organizatat e financuara nga George Soros kanë si qellim implementimin e një programi kolektivizimi të majt në SHBA.

Të gjitha këto iniciativa i kanë kushtuar shtrenjtë taksapaguesit amerikanë. Po ashtu edhe në Shqipëri, duke pasur parasysh lidhjet neokomuniste që ka ambasada amerikane në Tiranë me ish-nomenklaturën komuniste, të cilët edhe sot e kësaj dite kanë prezencë dhe punojnë në Ambasadën e SHBA (Tiranë), edhe këto iniciativa të mbrapshta sorosiane në Tiranë i kanë kushtuar shumë shtrenjtë takspaguesve amerikanë; popullariteti i SHBA dhe Israel-it në Shqipëri ka rënë ndjeshëm.  Ne të gjithë si taksapagues amerikanë meritojmë një shpjegim se ku kanë shkuar miliona dollar të keq-përdorur nga DASH në Shqipëri.

Judicial Watch së fundmi ka bërë një investigim të fortë për këtë çështje, si e shihni këtë hetim?

E kam lexuar këtë material të botuar dhe besoj se qëndrojnë të gjitha akuzat dhe argumentat; populli shqiptar nuk duhet të bjerë viktimë e prapësirave të qeveritarëve aktualë në Shqipëri por edhe të pafytyrësisë së një pjese të opozitës aktuale në Shqipëri.  Duket fare qartë se telat e Sorosit në Shqipëri janë të lidhur kudo dhe këtu futet edhe marrëveshja e fshehtë apo e heshtur mes Edvin Ramës me eksponentë të opozitës aktuale dhe kjo është e trishtueshme për shëndetin dhe maturimin e shoqërisë shqiptare. E vetmja zgjidhje është që populli shqiptar të mos bjerë pre e atyre mediave dhe universiteteve që paguhen nga Soros për të paraqitur realitetin ndryshe nga ç’është në të vërtetë; audienca e Tiranës duhet të marë informacionin nga linja zyrtare të SHBA, të futen direkt në faqen e Presidentit Trump e të marrin informacione aty. Mos të lexojnë me syze të errëta lajme të fabrikuara, të pavërteta që vijnë nga kanalet anti-Amerikane të George Soros në SHBA…

Duke mbetur tek kjo pikë, a mendoni se ka probleme në paraqitjen e realitetit në Shqipëri tek DASH, pra të gjithë gjërave që ndodhin këtu si parashtrohen e përcillen në Uashington…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka pasur një problem në vitet e fundit, duke filluar që nga periudha e Amb. Alexander A. Arvizu i cili ka dhënë një shembull jo të mirë për ndërtimin e familjeve të shëndetshme, po ashtu edhe familjes tradicionale konservatore, ai nuk mund të jetë një shëmbull i mirë i kësaj. Observimet e ambasadës drejt Uashingtonit janë problematike por në të njejtën kohë edhe ato pak media që nuk janë influencuar nga grupi mafioz i Sorosit në Tiranë, po bëjnë një punë të pa-përfillshme. Ato duhet të botojnë e punojnë shumë në gjuhën angleze, çka të bëhet e mundur që DASH të ketë edhe kanale të tjera informimi mbi ç’farë po ndodh në Tiranë.

A mendoni se do ketë ndryshime në përfaqësitë diplomatike në Botë, duke marrë shkas edhe nga deklaratat sipas të cilave një pjesë e mirë e ambasadave amerikane drejtohen nga njerëz me influencë nga Soros…

Nuk diskutohet që vetë DASH ka patur një numër shumë të madh diplomatësh që ishin servilët e Sorosit, ishin në borderonë e Sorosit, përfshirë këtu edhe Hillary Clinton, por në të njejtën kohë, largimi i Rex W. Tillerson, pa mbushur ende 13 muaj në detyrë, i shkakton një tronditje jo të vogël DASH sepse Sekretari i Shtetit që u emërua tani, Z. Michael Richard Pompeo, do ti duhet kohë që të ambjentohet me situatën në DASH, do i duhen të paktën 6 muaj, pasi të marrë konfirmimin në detyrë nga Senati i SHBA. Fatkeqësisht, Z. Pompeo dhe ekipi i tij po trashëgojnë një vrimë të zezë në DASH, ç’ka është rezultat i influencës negative anti-amerikane e Sorosit, që nuk është pak kohë, por janë rreth 8 vjet që ka pasur ndikim të fortë në DASH.  Ka një numër të madh diplomatësh që i kanë futur duart thellë në xhepat e Soros, janë në borderonë e tij dhe ende janë pjesë e DASH.

A besoni se mund të ketë një ndikim të Uashingtonit ndaj këtyre ambasadorëve, ndaj linjës së SHBA, duke parë politikën ndryshe të Presidentit Trump, pasi duke marrë parasysh, Soros ka ndikuar në anti-amerikanizmin në Shqipëri.

Popullariteti i Amerikës ka rënë me 4 % në Shqipëri, kjo është një gjë e turpshme, skandaloze, dhe unë besoj se në muajt që do vijnë DASH do e shikoj me kujdes të gjithë stafin diplomatik në Tiranë por të mos harrojmë se janë 195 vënde të botës dhe se DASH ka rreth 250 posta diplomatike në botë dhe është një sistem shumë i madh dhe i sofistikuar.  Presidentit Trump do ti duhet pak kohë që të vërë orenditë e shtëpisë në rregull. Megjithatë duhet theksuar se politikat e ndërmarra deri më tani nga Presidenti Trump kanë qenë më shumë se efikase. Ai po emëron ekspertë e profesionistë në vëndet kyçe të qeverisë amerikane, ai po i jep prioritet Pentagonit, njëkohësisht edhe projekteve infrastrukturore. Trump po ndalon valët e tmershme të emigracionit, që vijnë nga Meksika, Honduras dhe vënde të tjera të Amerikës Qendrore.  Aktualisht ekonomia është në rritje. Po ju jap një shembull: në Meksikë u mbyll fabrika e Fordit, vetëm disa muaj pasi Trump u bë President, dhe kjo fabrikë u rihap përsëri në Detroit. Kjo sigurisht tregon se ekonomia amerikane po rilulëzon. Pasi nëse ndodh e kundërta, pra nëse Amerika është në krizë e gjithë bota do lëngonte. Por për mendimin tim, Donald Trump dhe Ronald Reagan janë dy Presidentët më të mirë në shekullin e  fundit në SHBA.

 

Per te lexuar kete Interviste ne PDF klikoni ketu:

Source: http://www.standard.al/2018/04/14/peter-tase-skenaret-e-sorosit-ne-20-vite-ne-shqiperi-lidhja-me-neokomunistet-dhe-skupet-fallso-me-qellime-kaosi/

 

 

 

 

©Intervista ekskluzive për STANDARD dhe standard.al 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here