Përmbytjet në Turqi/ Shkon në 55 numri i viktimave, vijon kontrolli për të zhdukur në ndërtesat e shembura

0
101

Sot është dita e katërt që përmbytet katastrofike po ‘shkatërrojnë’ Turqinë lindore dhe dëri më tani i kanë marrë jetën 55 personave ku 46 prej tyre janë në Kastamonu, 8 në Sinop dhe 1 në Bartin ndërkohë 9 persona po trajtohen nëpër spitale.

Mediat turke raportojnë se vijojnë kërkimet për personat e zhdukur dhe evakuimi i banorëve nga zonat e rrezikuara. Po kryhen kërkime kryesisht në banesat e larta të cilat janë shembur për shkak të rrëshkitjes së dherave. Katet përdhese të shtëpive që janë prekur nga përmbytja janë të mbuluara nga balta.

Përmbytjet që kanë rrënuar shtëpitë dhe urat dhe kanë marrë makina kanë nisur që të mërkurën, goditën krahinat bregdetare të Detit të Zi, Bartın, Kastamonu, Sinop dhe Samsun. Më shumë se 1,700 njerëz u evakuuan në të gjithë rajonin, disa u morën nga çatitë me helikopterë dhe shumë u vendosën përkohësisht në konviktet e studentëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here