Hazizaj i përgjigjet Vorpsit: Rama i dikurshëm që lutej për t’i botuar një editorial…

0
260

Kthimi me një ekspozitë në ambientet e kryeministrisë i artistes Ornela Vorpsi ka ngjallur një sërë polemikash dhe debatesh.

Që nga intervista e parë dhe deri te ajo e fundit, Vorpsi nuk ka lënë asnjëherë mangët që të përmendë simpatinë e saj për kryeministrin Rama, madje nuk e ka pasur as problem që ai e ka refuzuar.

Po ashtu me mjaft habi u prit deklarata e saj se kryeministri Rama në kohën kur jetonte në Francë kishte magjepsur gjithë Parisin pas tij.

Sot ajo ka shkuar dhe ca më tej në një intervistë dhënë për mediat teksa ka thënë shprehimisht se ‘’në një farë feje edhe Shqipëria është e dashuruar me të, në të kundërt nuk do ta kishin zgjedhur as kryetar bashkie, as Kryeministër. Edhe shqiptarët vetë e kanë “pësuar” sharmin dhe kualitetet e Edi Ramës. Ky është fakt!”.

Kjo deklaratë e saj ka nxitur reagimin e aktvistit të shoqërisë civile Altin Hazizaj, i cili jo më larg se dje pati një përplasje me Delina Ficon për shkak të Vorpsit.

Hazizaj shkruan se në kundërshtim me Vorpsin  ai mendon se Rama i sotëm nuk ka aspak ngjashmëri me Ramën e dikurshëm që lutej për t’i botuar një editorial.

‘’E dashur e panjohur, ky kthimi yt ne kete fshatin tone te vobekte, pavaresisht thirrjes tende viktimizuese qe ne t’i duam udheheqesit tane te nderuar, vetem sa hapi plaget tona te vjetra e na kujtoi se shkaqet e prapambetjes sone nuk kane qene asnjehere te lidhura me popullesine, por me elitat tona drejtuese. Nese ne jemi kaq mbrapa botes pariziene apo londineze eshte per faj te njerezve qe dine dhe jo atyre qe nuk kane shkolle. Kjo e ben realitetin tone dhe kerkesen tende vertete tragjike!”, shkruan mes të tjerash Hazizaj.

Reagimi i Hazizajt:

Vorpsi: Në një farë feje edhe Shqipëria është e dashuruar me të, në të kundërt nuk do ta kishin zgjedhur as kryetar bashkie, as Kryeministër. Edhe shqiptarët vetë e kanë “pësuar” sharmin dhe kualitetet e Edi Ramës. Ky është fakt!

Kam patur dje nje debat me nje mikeshe te vjeter si Delina Fico ne lidhje me deklaratat e piktores Vorpsi, qe as e njoh e as me njeh, se ajo emigrante rrugeve te Parisit dhe une gazetar rrugeve te Tiranes. Debati eshte marre thuajse i gjithi dhe eshte botuar tek Tema, pa lejen time dhe pa ate te Delines.

Sidoqe te jete, epiqendra e shkembimit tone ishte gjykimi im i padrejte i rrefimit te zonjes ne lidhje me “dliresine”e saj e pa diskutim edhe te drejten qe nje bote te lire kushdo mund te thote çfare te doje, per aq kohe sa nuk demton e fyen askend. Ka patur plot momente ketyre diteve, qe e kam vendosur ne diskutim shpotine e statusit tim ne FB, sepse duke qene nje njeri qe vij nga nje familje plot e perplot me zonja, respekti, dashuria, feminizmi si filozofi dhe barazia vijne tek une teper natyrshem, e ne asnje moment nuk do te desha qe te reagimi te merrej si seksizem (mos e dhente zoti) apo reaksion ndaj nje zonje intelektuale. Kemi hedhur e pritur me Delinen, me thene te drejten ajo pa taktin qe gjithnje e karakterizon, e une duke u perpjekur t’i beja te qarte qe reagimi im kishte te bente me vlerat qe znj. Vorpsi kerkon t’i transmetoje publikut shqiptar, te cilin ajo nuk e njeh fare (lexo intervisten), ne lidhje me KM aktual.

Nje shkrimtar asnjehere nuk vepron ne nje hapsire boshe! Rralle shkrimtaret jane fermane-shkrues te oborrit te “mbretit”, pasi vete arti eshte ne konflikt te vazhdueshem me sistemin e vlerave mbizoteruese, autoritarizmin, dhunen e çdo veprim qe kercenon lirine e artistit dhe ate te shoqerise. Zonja Vorbsi nuk besoj se eshte shkrimtare e oborrit te Rames, por ajo zgjodhi qe te trajtohej si e tille.

Dje ne mbremje, teksa e mbylla kapakun e debatit per çka ajo kishte thene dhe jo bere, i dhashe te drejte Delines ne nje pike qe ky fshati yne i percudnon edhe njerezit e mençur, sepse vlerat e tij vazhdojne te qendrojne ende te ngulitura thelle ne mentalitetin e kultures totalitare, te mbyllur, ku individi asnjehere nuk eshte i lire te mendoje, flase apo veproje ndryshe nga pjesa tjeter. Ky sistem i ngulitur thelle ne psikiken tone, nuk mund te shkulet aq lehte, dhe te shtypurit dhe shtypesit, shpesh nderrojne rolet per te kryer po te njejtat “makabritete”.

Kur u çova sot ne mengjes, zonja Vorbsi, ishte e fundit per te mos thene qe nuk figuronte ne axhenden time te mengjesit. Jeta ne “fshat” te dikton qe duhet te merresh me “pulat dhe gjelat” e tu, para se te merresh me ato te botes, por nuk paskesh qene e thene. Hap gazeten dhe i njejti personazh kerkon te me mbushe mendjen me dhune se jetesa ime dhe e 3 milione shqiptareve eshte e lumtur per sa kohe kemi Edi Ramen ne krye!

Ne fillim nuk desha ta besoja! Une nuk kam vuajtur nga komunizmi, ndersa zonja eshte viktime e atij sistemi! Une me zemer (jo me mendime) e urrej ate sistem sepse ai kerkonte me dhune e pahir te na mbushte mendjen qe ishte me i miri, qe ne i meritonim udheheqesit qe kishim dhe vetem fal atyre ne ekzistonim! Kur lexova ato rreshta, e kuptova se zonja nuk eshte ndare ende nga ai sistem! Mbase shkaku pse nuk shkruan ne gjuhen shqipe eshte sepse ajo, si viktimat e sindromes se Stokolmit, eshte ende e dashuruar me ate sistem dhe unin e individit te shprehur nepermjet dashurise per 1-shin (te parin).

Kjo lloj dashurie “platonike” nuk eshte dashuria per mashkullin apo femren Alpha, por per nje sistem vlerash, te cilen ajo nuk pati mundesi ta perjetonte, por qe sot na e transmeton ne po te njejten forme per profesorin e saj. Une e kuptoj vizionin qe Rama ne ate kohe mund t’i kete imponuar nje vajze te perndjekur nga shoqeria dhe sistemi.

Ai mund te kete qene edhe “babai” i pare i enderruar per te, i cliruar nga komplekset dhe plot mundesi, pasi sistemi komunist ishte i mire me te! Por Rama i atehershem, nuk eshte Rama i sotem! Rama i atehershem, fakt qe mund ta vertetojne shume miq gazetare, vinte e na lutej qe t’i botonim ndonje editorial, pasi Koha Jone, ne ate kohe paguante thuajse 40 USD per to per shkak se vinin te shkruara nga inteligjencia dhe politika e gazetes ishte qe t’i mbeshteste ata sa kishte mundesi!

Por, Rama i sotem, eshte dehur dhe transformuar nga pushteti dhe njesoj si ne komunizem, kerkon me cdo kusht te na mbushe mendjen qe jeta nen hyqmin e tij eshte me e mira! Alternativa qe ai ja ofruar dhe ofron, nese nuk bie dakord me te, eshte burgu, perjashtimi, dhuna, harresa, injorimi, mbyllja e biznesit, papunesia e cdo forme represive e dhunes shtetetore qe kufizon lirine e individit. E provoi edhe Berisha ne ’96 te njejten gje, por nje vit me vone u largua me protesta popullore nga pushteti! Megjithate duket se te gjitha keto mesime nuk i kane vajtur as atij, as ty dhe shume shqiptareve!

E dashur e panjohur, ky kthimi yt ne kete fshatin tone te vobekte, pavaresisht thirrjes tende viktimizuese qe ne t’i duam udheheqesit tane te nderuar, vetem sa hapi plaget tona te vjetra e na kujtoi se shkaqet e prapambetjes sone nuk kane qene asnjehere te lidhura me popullesine, por me elitat tona drejtuese. Nese ne jemi kaq mbrapa botes pariziene apo londineze eshte per faj te njerezve qe dine dhe jo atyre qe nuk kane shkolle. Kjo e ben realitetin tone dhe kerkesen tende vertete tragjike!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here