Të zhgënjyerit e PS dhe PD tek LSI? Ja çfarë deklaron Kryemadhi

0
150

Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin e mëngjesit në Neës24 ka deklaruar se koalicionit para zgjedhjeve lokale mes PS dhe LSI i ka vënë notën 5 deri në 6. Por tani, për dy vitet e fundit këtij koalicioni nuk mund t’i vendosë më shumë se notën 2.

“PS nuk i ka qëndruar marrëveshjes as për ligjin e arsimit të lartë dhe as për koncesionet. Kurse LSI i ka qëndruar në të gjitha pikat. Meta i vuri 8 dhe 4, po unë gjatë gjithë kësaj periudhe do mendoja 5-6 dhe pas 2015 as dysh nuk do i vija”, tha Kryemadhi.

E pyetur nëse pranë LSI ka patur thitje të anëtarësisë nga dy forcat e tjera politike, Kryemadhi tha se “njerëzit nuk janë më budallenj. Shqiptarët janë shumë të mençur që të kuptojnë se kush i do vërtetë. Nëse do i konsiderosh si skllevërit e tu, ata të japin dërrmën. Zhgënjimi si tek PS si tek PD është i madh pasi kanë marrë dhuratë partitë e tre. Është si pazari i izraelitit. Kur shkon të blejë e pyet, a ta ka lënë babai apo e ke bërë vetë. Sepse po t’ia ketë lënë babai, mund të ulë pazar se nuk i dhimbset, ndërsa nëse e ka bërë vetë nuk i hyn pazarit se e di që e vlerëson shumë shtrenjtë. Kështu ka ndodhur edhe me dy partitë”./360grade.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here