Kombinat/ Dy të rinj plagosen me thikë

0
204

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme. Ngjarjet kanë ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku policia nuk ka arrestuar asnjërin prej autorëve të dyshuar.

Siç bëjnë të ditur burime policore, është shpallur në kërkim 42-vjeçari me inicialet A. H., sepse në rrugën “29 Nëntori” në Kombinat, ka goditur me thikë të riun me inicialet A. Sh., vjeç 29, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po dje, policia ka shpallur në kërkim 22-vjeçarin me inicialet M. V., pasi dyshohet se në rrugën “Llazar Xhajank”, në banesën e tij në Kombinat, ka goditur me thikë kushëririn 22-vjeç me inicialet L. V, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here