Prokuroria nis hetimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Rafael Dwamena/ Mjeku: Të trajtohet si vrasje

0
319

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim kryesisht pasi futbollisti, Rafael Dwamena ndërroi jetë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.

Hetimi nga prokuroria vijon për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.

Për rastin në fjalë organi i akuzës po mbledh dëshmi te ekipit dhe stafit mjekësor, pjesë procedurale për rastin në fjalë, ku një futbollist humbi jetën në fushë.

Ndërkohë mjeku ligjor Admir Sinamati, është shprehur se vdekja në fushën e blertë e kapitenit të Egnatias futbollistit, Rafael Dwamena, nuk duhet të trajtohet si aksident apo vdekje e papritur por si vrasje.

‘Vdekja në fushën e blertë e kapitenit të ‘Egnatia’ futbollistit ganez Rafael Dëamena nuk duhet të trajtohet si aksident apo vdekje e papritur por si një vrasje.

Ai u diagnostikua me një sëmundje të zemrës në vitin 2017, ndaj në Janar të vitit 2020, ndërsa ishte i federuar në Levante UD, atij iu implantua një kardioverter-defibrilator i implantueshëm (ICD) përmes operacionit, i cili i mundëson të sëmurëve të tillë vazhdimin e jetës normale por duke shmangur mbingarkesën fizike dhe kontrollin e vazhdueshëm të funksionit të kësaj paisje mjekësore të implantuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here