VIDEO/Rruga Korçë-Ersekë e lënë si mos më keq! Ka ende shembje gurësh e dherash, gazetarja rrezikon duke raportuar

0
112

Ndërkohë që gazetarja e News 24 nga Korça, Lorena Kodra po raportonte nga Qafa e Qarrit ku një pjesë e segmentit të rrugës Korçë-Ersekë ka pësuar dëmtime të mëdha, një pjesë e rrugës nga segmenti kishte ende shembje gurësh dhe dherash. Punimet për riparimin e kësaj pjese të rrugës nuk kanë nisur ende.

 

Shembja është aq e madhe sa poshtë rrugës është krijuar një greminë. Fillimisht pati një çarje e cila u mbush, por ditë më vonë, muri mbrojtës u shemb totalisht.

Megjithëse aksi ishte në funksion për automjet, fatmirësisht në momentin e shembjes nuk ka pasur makina, çka do të rrezikonte seriozisht jetën e tyre. Çarja e madhe e rrugës ka ndodhu mëngjesin e sotëm dhe për pasojë ka shkaktuar mbylljen totale të saj. Gazetarët e News 24 kanë shkuar në këmbë në vendin e ngjarjes.

 

https://youtu.be/UxlcEUyhTWU

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here