Albana Vokshi kërkon ndihmën e Grave të EPP-së: Shqipëria me Edi Ramën një autokraci, duhet ndryshim për të mbrojtur taksat e qytetarëve që vidhen pa mëshirë nga një qeveri e korruptuar

0
221

Kryetarja e Forumit të Grave demokrate, Albana Vokshi u kërkoi grave europiane të qendrës së djathtë të bëheshin zëri i Shqipërisë për të ndaluar regjimin e korruptuar autokrat të Edi Ramës. Në Kongresin e Grave të EPP-së, i mbajtur në Amsterdam, zonja Vokshi,  si zëvendëspresidente e EPP-së, nxiti homologet e saj nga vendet e Bashkimit Europian që të ndërgjegjësojnë qeveritë e tyre për aktet antidemokratike dhe antieuropiane të kryeministrit të Shqipërisë.

Duke e shoqëruar fjalën e saj me pamjet e fundit nga protestat në parlament dhe nga përdorimini Gardës kundër deputetëve të opozitës, zonja Vokshi, apeloi për ndihmë.  “Ne kërkojmë që ju të njiheni me realitetin dhe të vërtetën në Shqipëri, pasi asgjë nuk është siç duket. Kryeministri ynë është një autokrat. Të drejtat tona kushtetuese dhunohen çdo ditë. Ndihma dhe mbështetja juaj janë jetike për të rinthyer demokracinë në Shqipëri”- u shpreh Albana Vokshi gjatë punimeve të Kongresit të Grave të Partisë Popullore Europiane.

Zëvendëspresidentja shqiptare e EPP-së, Albana Vokshi, solli në vëmendjen e forumit më të lartë politik të grave të qendrës së djathtë europiane çështjet kyçe të ngritura në raportin e fundit të Komisionit Europian: korrupsionin e kudogjendur, blerjen e votave dhe presionin e qeverisë ndaj votuesve, përjashtimin e paprecedentë të 26 deputetëve të opozitës që kërkojnë monitorimin e qeverisë përmes komisioneve hetimore.

“Është shumë e rëndësishme-tha zonja Vokshi në fjalën e saj para Kongresit të EPP-së, që ambasadorët e vendeve tuaja nga Bashkimi Europian të ngrenë zërin për çfarë nuk shkon në Shqipëri jo për t’i dalë në krah opozitës apo për të sulmuar qeverinë, por për të mbrojtur taksat e qytetarëve europianë, që vidhen pa mëshirë nga një qeveri e korruptuar dhe autokrate.”

Duke e përshkruar gjendjen e demokracisë në përkeqësim e sipër, Albana Vokshi vuri në dukje se ka një lajm të mirë. “Kryeministri autokrat i Tiranës nuk e kontrollon më opozitën. Ne po veprojmë si të bashkuar për të mbrojtur të drejtët tona në parlament dhe Edi Rama është i pafuqishëm për të përdorur opozitën e vërtetë si kukulla të pushtetit të tij të korruptuar”- u shpreh zëvendëspresidentja shqiptare Albana Vokshi në Kongresin e Grave të EPP -së.

Në kongres bashkëbisedova dhe ndava shqetësimet për situatën politike në Shqipëri me:

1. Dubravka ŠUICA, Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian për Demokraci dhe Demografi dhe Zëvendës Presidente e EPP dhe EPPW.

2.Esther DE LANGE, Zëvendëspresidente e EPP dhe Grupit PPE, deputete (CDA)

3. Karien VAN GENNIP, Ministre e Çështjeve Sociale dhe Punësimit, Hollandë (CDA)

4. Rozália BIRÓ, Presidente EPP Women
5.-Dr.h.c. Doris PACK, Presidente Nderi EPP Women

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here