Shpërthen Ismet Drishti: Kush i ka lëshuar qentë do ta tredh vetë…

0
225

Vetëm pak ditë më parë gazetari Ismet Drishti është sulmuar dhe dhunuar me ende të forta nga 15 persona pasi doli nga ambientet e “Zjarr TV”. Pas këtij sulmi autori i është identifikuar por deri më tani nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.

Në një intervistë për “Top Channel”, Drishti shprehet se policia deklaron se autori i dhunimit të tij është një i mitur, gjë të cilën gazetari e mohon.

“Deklarata e policisë thotë se Ismet Drishti është sulmuar nga një i mitur, por kush qenka ky që s’kapet, s’është as Balili as Shullazi”, thotë Ismet Drishti.

Gjithashtu, para 4 muajsh televizioni “Zjarr TV” ra pre e grabitjes, por deri më tani nuk është arrestuar asnjë person. Sipas tij, përderisa janë dy rast dhe policia nuk ka vënë asnjë person para drejtësisë, atëherë dikush “fshihet” pas grabitësve dhe dhunuesve.

“Në rastin e parë i kam lënë si kam vënë gishtin askujt, por nuk është zbardhur, por kjo deklaratë e policisë në rastin e dytë më bën të mendoj se këtu dikush ka dorë”, thotë Drishti.

Drishti paralajmëron këdo që mund të ketë porositur dhunimin e tij, se nëse policia nuk i çon para drejtësisë, atëherë do të vëjë vetë drejtësi.

“S’kam apel, vetëm ta dijë se kush i ka lëshuar qentë do t’i tredh vetë, u bo hera e dytë”,shprehet gazetari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here