Thesari arkeologjik i Durrësit gati për t’u ekspozuar

0
163

muzeu i durresitMuzeu Arkeologjik i Durrësit, do të ofrohet së shpejti për vizitorët vendas dhe të huaj, si një thesar tërësisht i rehabilituar. Kujdesi ka qenë i drejtpërdrejtë nga kryeministri që ky institucion të shohë dritën e ekspozimit të trashëgimisë arkeologjike. Prej katër vitesh Muzeu arkeologjik i Durrësit qëndron i mbyllur, ndonëse në vitin 2010, për rikonstruksionin e tij u akordua një fond prej 1 milion e 200 mijë dollarësh, më të cilin nuk u bë asgjë.

Një projekt i Ministrisë së kulturës, në fund të vitit të kaluar, në koordinim dhe bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, drejtorinë rajonale, u bë e mundur mbyllja e punimeve të rikostruksionit dhe nisja e punimeve për muzealizimin, i cili përfshin restaurimin e objekteve arkeologjike dhe ekspozimin e tyre. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se me një fond tepër modest ka filluar restaurimi i të gjitha objekteve që nuk ishin prekur që nga vitet 1950, kur është bërë gërmimi i tyre, të cilat do të paraqiten për publikun në kushtet më optimale të ekspozimit. “Më shumë se 2400 objekte do të ekspozohen në ndriçim modern, me ekspozitorë krejt të rinj, punuar dhe drejtuar nga specialistët tanë,” tha Kumbaro.

Ndërsa Drejtoresha e muzealizimit Edlira Çaushi, informoi se Laboratori për konservimin e objekteve arkeologjike është zhvendosur që prej muajit mars në mjediset e Muzeut dhe se shumë shpjet pritet të hapet kati i parë i Muzeut “Puna ka qenë vërtetë intensive. Ne kemi ardhur këtu që në muajin mars, jemi zhvendosur këtu dhe kemi konservuar të gjitha objektet që do të ekspozohen në katin e parë të ndërtesës. Kemi përfunduar me konservimin e objekteve dhe do të procedojmë me vendosjen nëpër vitrina. Pjesa e madhe e punës ka përfunduar, një pjesë e vogël mbetet për ta mbyllur sa më shpejt.” – u shpreh zonja Çaushi.

Drejtoresha Çaushi shpjegoi se gjendja e mëparshme e konservimit të objekteve ishte shumë e rëndë, pasi kishin pësuar dëmtime të shumta edhe nga punimet e rikonstruksionit të kryera më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency