Katër ditë pas zhdukjes, 35-vjeçari gjendet i mbytur në lumë

0
146

Katër ditë pasi u denoncua i zhdukur, 35-vjeçari nga Tropoja Gentian Zalli është gjetur i mbytur në lumë.

Policia njofton se: Forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë në bashkëpunim me familjarët dhe banorët e zonës, në vijim kërkimeve për gjetjen e shtetasit G.Z., ku dyshohet se është mbytur në lumin Valbonë, afër ish Turizmit, sot, më datë 19.12.2017, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit G.Z., 35 vjeç, banues në Bajram-Curri, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur Quku i Dunishes, rreth 2 km larg vendit të ngjarjes.

Në ndihmë të Policisë për nxjerjen e trupit të viktimës, për shkak të thellësisë dhe prurjeve të mëdha të lumit, kanë ardhur në ndihmë dhe shërbimet e zjarrëfikses së qytetit, ku u bë e mundur nxjerra trupit të viktimës.

Trupi i pajetë, po transportohet në spitalin e Tropojës, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore

Më datë 16.12.2017, në Valbonë, duke qenë punëtor në një firmë për mirëmbajtjen e rrugës, gjatë kohës së pushimit të drekës, ky shtetas është larguar për të mbushur ujë të pijshëm tek burimi në afërsi të lumit të Valbonës, dhe nuk është kthyer më.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here