Boçi: “u gjet më në fund ku po fle “peshku dhe mishi…”

0
236

Shqiptarët “shqyen sytë” kur dëgjuan që në Shqipëri ka 20 klane kriminale dhe 4 familje mafioze. Shumica thanë: Sa pak! Por megjithatë vetëm kaq. Më pas askush nuk lëvizi me emra të veçantë. As ata që e thanë, as qeveria. Me argumentin “Mishi të piqet, helli (fyelli KM) të mos digjet”. Shqiptarët u kënaqen kur dëgjuan që në janar peshqit e mëdhej do kapen. Të gjithë thanë: Tani po ka lezet, “peshku mori dhenë”.

Por hyri prilli doli marsi “në Gjirokastër u vra vetëm Bimbashi”. Asnjë emër dhe këtu…As nga deklaruesi as nga përgjegjësit. Pra nuk kemi “as mish dhe as peshk” por vetëm deklarata “as mish, as peshk”

Por që nga dje, kemi një lajm të madh ama!!! Në Shqipëri u gjet më në fund dhe ku fle “peshku”….dhe “mishi”. Peshku dhe mishi bashkë na flikan tek LGBT! Ky na qenka prioriteti i madh i qeverisë, ministrisë së arsimit, dhe i misioneve. Kush është kundër kësaj shpallje është ose “mish për hell” ose “peshk i madh”. Kush na thotë pastaj që nuk ka mbështetje ndërkombëtare qeveria jonë e nuk punon, turp t’i vijë! Qeveria jonë punon aq shumë….po aq shumë ….. sa “e kap peshkun e mishin me LGBT…”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here