Sula: Grupet kriminale, influencues në emërimet në Policinë e Shtetit, para shkarkimit Gledis Nano

0
121

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka ngritur pyetjen senga kush mbrohen kriminelët në vendin tonë, ndërsa ka evidentuar një intervistë të dhënë nga ish- drejtori i Policisë Gledis nano përpara shkarkimit nga detyra, ku deklaronte se në vendin tonë operacionet dekonspitohen.

 

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti Sula u shpreh se duhet një veting në radhët e uniformave blu.

Postimi i plotë:

Kush po i mbron kriminelët?!

Pak ditë para se të shkarkohej, Gledis Nano, ish-Drejtori i Policisë paska dhënë një intervistë në një media franceze ku ka konfirmuar një fakt që vazhdimisht është denoncuar nga ne të opozitës dhe media: operacionet dekonspirohen. 14 kriminelë të rrezikshëm janë larguar pa u kapur nga uniformat blu.

Kjo është dëshmia dhe pasqyra më realiste e gjendjes së sigurisë në Shqipëri. Asnjë idealist në krye të Policisë së Shtetit nuk mund ta fus në shinat e ligjshmërisë në vendin tonë.

Bandat e fuqizuara tashmë ekonomikisht mbrohen nga pushtetarët dhe kanë njerëzit e tyre në çdo institucion shtetëror. Situata ka arritur deri aty sa që grupet kriminale të jenë influencues në emërimet në Policinë e Shtetit. Ata janë në çdo qelizë të shtetit. Këtë e konfirmon ish-Drejtori i Policisë së Shtetit dhe oficeri i policisë i cili u arrestua pak javë më parë i cili kishte shoqëruar një nga personat më të perfolur në botën e krimit. Rendin në Shqipëri nuk mund ta vendoste as Gledis Nano dhe as ai që do vij nëse do ketë dëshirë.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here