Procesi qesharak, PS ‘harron’ të zhvillojë zgjedhje në Gjirokastër

0
187

Sot ka përfunduar procesi zgjedhor i brendshëm në Partinë Socialiste.

Por sikundër është raportuar në këto ditë të para të këtij viti ky proces ka qenë më tepër farsë sesa një garë e mirëfilltë mes socialistëve. Veç përplasjeve verbale e fizike, si ai në Peqin fjala vjen, akuazave e sharjeve në Durrës apo edhe çudisë në Pukë ku nuk kryetari i ri nuk u zgjodh dot ndonëse ishte i vetëm në garë, pati edhe degë ku nuk u zhvilluan fare zgjedhjet.

Një prej tyre është Gjirokastra. Fillimisht strukturat lokale të kësaj dege zyrtarizuan tre kandidatë- Bledi Kaçi, Gentian Llogo dhe Matilda Gushi. Por edhe pse data 15 janar ishte lënë si afati i fundit për zhvillimin e zgjedhjeve në PS, në degën e Gjirokastrës nuk u zhvilluan. Përfunduan zgjedhjet në degët bashkive të tjera të këtij qarku, por jo për Bashkinë Gjirokastrër. Deri më tani s’ka asnjë shpjegim zyrtar përse kjo nuk ndodhi.

Burime të Lapsi.al thonë se procesi për Gjirokastrën u bllokua për shkak të përplasjeve të brendshme në këtë degë dhe mosgjetjes së dakordësisë mes tre deputetëve; Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo. Ndërkohë zgjedhje farsë me një kandidat pati sot edhe më në jug të vendit. Për Sarandën u rizgjodh pa garë fare Ardian Kola. PS ka njoftuar se do të zhvillojë Kongresin më 29 shkurt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here