Eneda Tarifa shpërthen ndaj portaleve: Plaçi në vend o llapaqenët e këtij vendi

0
243

Këngëtarja Eneda Tarifa ka pësuar një incident edicionin e kaluar të “The voice kids Albania”.

Teksa u ngrit për të përqafuar konkurrentin e skuadrës së saj Denisin, Eneda u rrëzua dhe e kaloi të gjithë situatën me sportivitet.

Mirëpo kjo gjë u komentua shumë në mediat rozë dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares.

Ajo ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shpreh gjith mllefin ndaj portaleve.

“Vazhdon kazani i mediave shqiptare, zien e zien e nuk ka të sosur. Po plaçi në vend o ju plastë bomba në dorë. Se mbi të gjitha jeni edhe të pasaktë. Mirë që na ka mbytur injoranca mediatike dhe dashakeqe, por të paktën jini koherentë se nuk përkojnë faktet me ngjarjet dhe figurat. Pupupu… Turp i kombit. Portalet e llapaqenët e këtij vendi janë TURP,”- përfundon Eneda.

screenshot 20 1521897955 5671397

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here