Të shtënat me armë në Elbasan/ Si degjeneroi sherri masiv në plagosjen e 3 vetave me armë zjarri

0
286

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri në një lokal ditën e sotme ku mbetën të plagosur 3 persona. Sipas policisë ka pasur konflikt mes 4-5 personave të cilët kanë qëlluar me armë zjarri dhe me mjete të forta.

 

 

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit mori njoftim se në një lokal në fshatin Bradashesh ka patur konflikt dhe të shtëna me armë zjarri ndërmjet disa personave. Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe kanë mbërritur në vendngjarje, si dhe u ngritën pikat e kontrollit.

Policia ka konstatuar se në konflikt ishin përfshirë 4- 5 persona.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta e më pas me armë zjarri janë plagosur tre persona nga këta, dy me armë zjarri e një me sende të forta dhe konkretisht:

K.GJ, është plagosur me armë zjarri.

H.C është plagosur me armë zjarri.

Si dhe shtetasi A.Gj është dëmtuar me sende të forta.

Shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti dyshohet të ketë nisur midis shtetasve A.Gj dhe H.C.

Shtetasit A.Gj dhe K.GJ rezultojnë rezident në Angli.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë popunojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here