Ligji për investimet strategjike/ Bardhi: I shërbente interesit publik, tani do i shërbejë vetëm atyre që zaptojnë pronat dhe pastrojnë paratë

0
52

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, Gazment Bardhi, tanimë nënkryetar i Rithemelimit foli në lidhje me miratimin që mazhoranca i bëri shtyrjes së afatit për ligjin e Investimeve Strategjike deri në fund të 2024, duke anuluar planin fillestar për ta shtyrë deri në fund të 2027.

Bardhi tha se ky është një ligj i sponsorizuar dhe se në vend që t’i shërbejë interesit të qytetarëve, do t’i shërbejë atyre që sipas tij zaptojnë pronat shtetërore.

Ai shtoi se deputetët e mazhorancës nuk duhet të mbështesin këtë ligj.

Bardhi: Nga një ligj që do i shërbente interesit publik, do i shërbejë vetëm atyre që zaptojnë pronat dhe pastrojnë paratë e krimit dhe korrupsionit. Kërkoj përgjegjshmëri nga deputetët e mazhorancës, nuk janë aty për t’i shërbyer Pëllumb Gjokës apo elementëve të tjerë për ligje të sponsorizuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here