Zidane flet për transferimin e Neymarit në ‘Bernabeu’

0
175

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se është i përqendruar tek lojtarët e vet dhe jo në thashethemet për transferimin e Neymarit në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë, gjatë kësaj jave dy lojtarë të Real Madridit, Casemiro dhe Dani Carvajal, kanë thënë se Neymar do të ishte sukses në “Santiago Bernabeu”.

Por, Zidane shprehet kështu për çështjen “Neymar”:

“Çdo kush ka të drejtë ta japë mendimin e vet. Nëse i pyet lojtarët, nëse më pyet mua për Neymarin, ai është një lojtar shumë i mirë, por ai nuk është lojtar i Real Madridit” ka thënë Zidane.

“Më duhet të përqendrohem tek lojtarët e mi dhe të flas për ta”, përfundoi ai.

Neymar është lidhur ngushtë me një transferim te gjiganti spanjoll, edhe pse iu bashkua PSG-së verën e kaluar nga Barcelona për një shumë rekord botëror 222 milionë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here