Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

0
536

Burri me penisin më të gjatë në botë ka hedhur poshtë mundësinë e të pasurit një zvogëlim të organit të tij gjenital – madje edhe nëse me këtë, ai nuk do të ketë mundësi që të ketë marrëdhënie seksuale, e as edhe fëmijë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Roberto Esquivel Cabrera, 54, nga Saltillo, Meksikë, ka një penis rreth 50 centimetra të gjatë.

Ai bëri bujë në të gjithë botën në vitin 2015, pasi një video shkoi viral duke e shfaqur organin e tij gjenital, për të provuar vërtetësinë e asaj që kishte thënë.

Penisi i tij gjysmë metër i gjatë thuhet se ka thyer rekordin jozyrtar që besohet se i përkiste aktorit amerikan Jonah Falcon, penisi i të cilit ishte rreth 25 centimetra në gjendje normale dhe rreth 35 centimetra gjatë ereksionit.

“Do të doja të isha në Librin e Rekordeve të Guinness-it, por ata nuk e njohin këtë rekord”, ka thënë ai.

“Unë jam i famshëm sepse kam penisin më të madh në botë. Jam i lumtur me penisin tim, e di që askush nuk e ka kaq të madh”.

Por, pavarësisht “krenarisë” së tij, anëtarët e komunitetit mjekësor i kanë kërkuar atij që të paktën të kishte në konsideratë një zvogëlim të tij.

Dr. Jesus David Salazar Gonzalez tha: “Ne e kemi këshilluar atë: ‘Roberto, gjëja më e mirë për ju është që mjekët japin një formë normale për penisin tuaj në mënyrë që të keni marrëdhënie seksuale – në mënyrë që të keni fëmijë”.

Por, siç kanë thënë më tej, ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

“Ai më parë dëshiron të ketë një pensi të tillë, se sa të gjithë botën”.

“Në kulturën latin, kushdo që ka një penis më të madh, njihet më shumë si burrë. Është diçka speciale që e bën të ndryshëm nga të tjerët”.

“Ai është i fiksuar me gjatësinë e penisit të tij”, ka thënë për fund doktori Gonzales. /Telegrafi/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here