Japoni/ 1 minutë heshtje në 7-vjetorin e katastrofës bërthamore në Fukushima

0
158

Në orën 2:46 të së dielës, Japonia mbajti një çast heshtje për të përkujtuar 7-vjetorin e tërmetit të fuqishëm dhe tsunamit, të cilët lanë 18 mijë persona të vdekur e të humbur dhe që shkaktuan  katastrofën më të keqe bërthamore në botë që pas Çernobilit.

“Japantimes”, cituar nga Syri.net njofton se përvjetori i fatkeqësisë së 11 marsit 2011 u shënua në kohën kur rreth 73 mijë banorë të zonave të goditura pritet të kthehet në vendbanimet e tyre.

Janë rreth 34 mijë persona nga prefektura e Fukushima-s që nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të jetojnë larg saj për shkak të kontaminimit radioaktiv të shkaktuar nga tre reaktorët bazë të stacionit të energjisë Fukushima nr.1.

Numri i të vdekurve nga tërmeti më i madh në Japoni, 9 ballë, që u pasua nga tsunami dhe tronditje të zgjatura, ka arritur në 15 895 deri të premten sipas Agjensisë Kombëtare të Policisë që shtoi se duhen llogaritur edhe 2 539 persona zyrtarisht të zhdukur.

Të dielën në ceremoninë përkujtimore në Tokio organizuar nga qeveria, mori pjesë Princi Akishino dhe kryeministri Shinzo Abe sëbashku me përfaqësues të të mbijetuarve nga prefekturat e goditura më rëndë, Miyagi dhe Fukushima si dhe të ftuar të tjerë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here