Basha takim me ambasadorët: Zgjedhjet po rrezikohen, qeveria po mobilizon kriminelët

0
191

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernard Borchardt dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu tha se zgjedhjet në Shqipëri janë të rrezikuara.

“Zhvillimet e fundit, ku ministra të qeverisë kanë konfirmuar problemet e ngritura nga opozita për kriminalizimin e qeverisjes, të shtetit, të pushtetit lokal, të policisë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, faktet e dala për lidhjen e figurave kryesore të mazhorancës me kokat e krimit të organizuar, janë dëshmi e fuqizimit të krimit dhe mosshkëputjes së mazhorancës nga krimi”, u shpreh Basha për mediat.

“Po ashtu, refuzimi për të pranuar votimin dhe numërimin elektronik, është provë e qartë e mungesës së vullnetit nga ana e mazhorancës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Mobilizimi i kontigjentit kriminal të lidhur me trafikun e drogës me mbështetjen e krerëve të policisë, futjave e parasë së krimit, moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit, kapja dhe vënia e medias nën tutelën e qeveverisë, janë shenjat e përpjekjes së qeverisë për të dhunuar zgjedhjet e ardhshme”, vijoi ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mësohet se u ka thënë ambasdorëve se  opozita është e vendosur të bëjë gjithcka për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

“Votimi dhe numërimi elektronik, tha Basha, është e vetmja rrugë për kthimin e besimit tek vota e lirë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here