613 kg kokainë/ VASILI: Prokuroria të zbardhë se pse qeveria mbrojti peshkaqenët e mëdhenj…

0
159

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar prokurorinë, se përse nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit te peshkaqeneve te medhenj te rrjetit kriminal te 613 kg kokaine. Në një reagim në FB, Vasili shprehet se prokuroria nuk heton kush e lejoi kete Arber Çeken te ikte nga Shqiperia kur kish dyshime,precedente…

Postimi i Plotë: 

Prokuroria te zbardhe se pse qeveria mbrojti peshkaqenet e medhenj te 613 kg kokaines ne kembim te disa cironkave.

Pse nuk heton prokuroria se per ç’qellim kryeministri beri deklarata krejt te kunderta ne raport me ministrin e brendshem per bashkepunimin me partneret nderkombetare.
Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit te peshkaqeneve te medhenj te rrjetit kriminal te 613 kg kokaine apo 180 milion euro dhe devijimit te vemendjes drejt cironkave,qe e lene rrjetin kriminal te paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik.
Pse nuk heton kush e lejoi kete Arber Çeken te ikte nga Shqiperia kur kish dyshime,precedente etj etj…
Pse nuk heton prokuroria se pse qeveria ne momentin e zbulimit te droges nuk kerkoi pranine e sherbimeve partnere nderkombetare per vazhdimin e operacionit me qellimin e vetem zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqeneve te vertete dhe jo cironkave te lena enkas.
Zbardhja e ketyre ceshtjeve eshte vija ndarese mes nje prokurorie qe lufton pa kompromis drogen,qe godet peshkaqenet dhe jo cironkat dhe asaj prokurorie qe behet bisht i qeverise qe mbron trafikun e droges dhe peshkaqenet drejtues te saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here