“613 kg kokainë dhe kapet vetëm shoferi! Rama është pjesë e trafikut”

0
169

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim sot me gazetarët akuzoi kryeministri Edi Rama dhe qeverinë që ai drejton si të përfshirë në trafikun drogës.

Kreu i PD-së deklaro se vetëm në 24 orë janë kapur gjysmë toni kokainë në Shqipëri, 5 tonë hashash në Itali dhe disa kilogramë hashash në Sarandë. Këto shifra, sipas kreut të PD-së, tregojnë se situata është me alarmante se kurrë. Ai deklaroi se Edi Rama e ka kthyer vendin një hambar hashashi dhe rrugë kryesore për trafikimin e drogave të forta.

“Vlera e drogës së kapur në Durrës llogaritet 180 milionë euro. Këto para do të shkonin në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave, Bashkinë e Tiranës. Ky është një krim që po mbyt ekomoninë shqiptare, sepse vendi nuk prodhon dhe as importon asgjë, përveç drogës”,- tha Basha.

Basha hodhi dyshime dhe për operacionet e policisë. “Është kapur sasia më e madhe e drogës në Durrës dhe është arrestuar vetëm një shofer. Ku janë bosët e vërtetë. Edi Rama nuk i arreston dot sepse është pjesë e bandës”, tha Basha.

Kryedemokrati  se “heroina dhe kokaina janë kthyer në aktivitetet kryesore të grupeve kriminale” dhe shtoi se “milionat e eurove të drogës po shkatërrojnë ekonominë”.

“Kokaina e kapur nuk mund të kalonte në vend pa garanci politike. Milionat e eurove të drogës po shkatërrojnë ekonominë. Nuk mund të funksionojë ekonomia kur aktiviteti më i madh është droga. Nuk ka aktivitet që konkurron drogën”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së deklaroi se dhe pas 5 tonëve hashash që është kapur sot në Itali flitet se është një drejtues i lartë i Policisë së Shtetit.

Kreu i PD-së theksoi më tej: “Kjo vërteton atë që SHBA dhe BE kanë thënë: që Shqipëria është kthyer në bazë kryesore të trafikut në Europë. Shërbejmë si bazë për dërgimin e drogës në vendet e BE-së. Ashtu si në rastin e Xibrrakës, është arrestuar shoferi, por jo bosët. Ata nuk do të arrestohen derisa në krye të vendit të jetë Edi Rama. Ky problem zgjidhet vetëm duke larguar Edi Ramën”.

Sipas kreut të PD-së, Edi Rama nuk e lufton dot drogën dhe bosët e krimit,  pasi qeveria e tij është vetë pjesë e lojës me narkotrafikun.

Kreu i Partisë Demokratike mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit me krimin është largimi i qeverisë së Edi Ramës.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1801287573255749/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here