Italia e izoluar, kërkesa për miell si në kohë lufte

0
141
A resident reacts as she watches from her appartment Palm Sunday mass celebrated (R) on the rooftop of the San Gabriele dell'Addolorata church in Rome on April 5, 2020, during the country's lockdown aimed at curbing the spread of the COVID-19 infection, caused by the novel coronavirus. (Photo by Tiziana FABI / AFP) (Photo by TIZIANA FABI/AFP via Getty Images)

ItalianëT kanë nisur të përgatitin vetë prodhime të ndryshme brumi, rrjedhimisht është rritur edhe kërkesa për miell teksa bëhen gjashtë javë nga izolimi në shtëpi për shkak të pandemisë.

Italianët njihen për dashurinë dhe mjeshtërinë e tyre të gatimit, ndaj nuk është habi që izolimi në shtëpi në këtë kohë pandemie i ka shtyrë shumë familje drejt eksperimentimit në kuzhinë.

Nevoja për të bërë vetë bukën, picat, kekët dhe ëmbëlsirat ka bërë kërkesa për një produkt bazë si mielli në vend të arrijë pikën më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Para karantinës, rrallë bënim bukë. Tani që rrimë në shtëpi, dhe kemi një vajzë të vogël, na është dashur ta zbavitim dhe i gatuajmë shpesh bukë dhe ëmbëlsira. Këtë javë kemi përdorur dy apo tri kile miell,” tregon një shtëpiake italiane.

Karantina 24-orëshe në Itali zbatohet që prej datës 9 mars.

Restorantet janë mbyllur dhe në këtë javë të gjashtë izolimi, njerëzve u rekomandohet të ulin sa më shumë numrin e vizitave në supermarkete.

Pronari i një fabrike mielli thotë se muajin e kaluar porositë u rritën me 500 për qind, dhe stafi i tij po sigurohet që ky produkt të mos mungojë në tryeza.

“Është e pabesueshme. Duket sikur jemi para luftës sepse njerëzit i janë sulur një produkt bazë si mielli, dhe po rizbulojnë si përgatitet buka, ëmbëlsirat, picat.”

Italia është vendi i tretë në botë për nga numri i të prekurve me koronavirus, me mbi 160 mijë raste dhe mbi 20 mijë veta që kanë humbur betejën e jetës.

Shteti mesdhetar po përjeton tani valën rënëse të pandemisë me infeksione të reja që sa vijnë e ulen, por gatishmëria për rrezikun mbetet e lartë ndaj edhe masat e vetizolimit janë shtyrë deri më 3 maj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here