Agim Xhafka: Bushati na sqaroi me hollësi, “shih emisionin e lajmeve” ç’do më shumë?

0
222

Gazetari Agim Xhafka ka ironizuar qëndrimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme lidhur me negociatat me Greqinë. Nga kjo ministri nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me detajet e negociatave. Informacion ka munguar jo vetëm për opinionin, por edhe për institucionin e kreut të shtetit.

Postimi i gazetarit Agim Xhafka në Facebook:

Nga Agim Xhafka

Zotit Ilir Meta,President i Shqiperisë.
(Përgjigje letrës suaj për sqarime rreth bisedimeve me Greqinë.)

Zoti Meta,
Unë,në cilësinë e ministrit të Jashtëm jam takuar në Korfuz me homologun grek. Aty kemi bërë biseda për (Shih Top Channel emisionin e lajmeve.)
Më pas ministri i Jashtëm grek u takua me mua në Korçë. Atje folëm per (Shih Klanin emisioni i lajmeve.)
Në se do hollësi të tjera (Shih emisionin Provokacija të Much Nanos me Ramën.)
Po mos mjaftuan as këto (Shih mua tek Babaramo.)
Besoj se kaq janë boll që të firmosni lejen për mbylljen e marrëveshjes me grekët.
Në se doni te dini se ç’do përmbajë pasi të nënshkruhet (Shih televizionet greke,dëgjo radiot greke dhe lexo gazetat greke.)
Me respekt
Ditmir Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here