Dashamir Shehi: Deklaratat e Ramës pjesë e llumit me të cilin ai merret

0
253

Dashamir Shehi, deputet i opozitës, ka reaguar ndaj sulmeve të Kryeministrit Edi Rama. Rama përdori një fjalor fyes ndaj një prej ligjvënësveme më shumë mandate në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa Shehi u shpreh se  deklaratat e Kryeministrit janë pjesë e llumit me të cilin ai merret.

Shehi ka sqaruar se deklarata e tij për investimet e Turqisë në Shqipëri, duhet kuptuar.  Sipas tij në këtë moment që politika e Ankarasë është e turbulluar, vendi ynë duhet të saktësojë pozicionin nga ku do të integrohet, drejt BE-së apo drejt Anadollit.

“Janë muhabete për llumin, me të cilat merret Rama. Se kush jam unë më njeh gjithë Shqipëria. Ajo që them unë është se nuk jemi kundër investimeve,  por të mos e ekzagjerojmë me Turqinë.

Vuajmë nga dëshira të kemi investitorë europianë, gjermanë e anglezë. Turqve u jemi mirënjohës, por në rradhë të parë jemi shqiptarë, duam të hyjmë në Europë.

Duke e ekzagjeruar në këtë situatë me këtë turbulencë që ka Ankaraja, duhet të mendojë një burrë shteti: Do shkojmë drejt Europës apo drejt Anadollit.

Në sektorë strategjikë turqit janë goxha prezentë. Duhet të tërhiqemi nga turbullirat e Anadollit. Aeroporti është një aferë korruptive. Nuk duhet t’u hapim dyert kujtdo që hedh 5 lekë para derës”, tha Shehi.

I pyetur nga gazetarja e Fax News, lidhur me arsyet pse Kryeministri Rama për herë të dytë përsërit sulmet drejt tij,  deputeti i opozitës u shpreh se ai vuan nga komplekset e  një të padituri, ka një urrejtje ndaj komunitetit të Tiranës, thotë se çdo tirons ha plonc, ndërsa ky aristokrati i madh ha haviar.

“Frikë duhet të ketë Rama. Ai flinte poshtë urave të Parisit. Duhet t’u dalim për zot interesave të Shqipërisë.

Me këto pilafrat dhe groshat, merret ai vetë. Mua në fakt më ka marrë malli për këto…”, tha Shehi për Fax News.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here