Tronditet Athina/ Shpërthim me bombë pranë Ministrisë së Punës, si u paralajmërua ngjarja nga grupi ekstremist

0
67

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një bombë ka shpërthyer pranë Ministrisë së Punës.Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 dhe si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Sulmi është marrë përsipër nga grupi “Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare”.Më herët, rreth orës 12:40, një person i panjohur kishte telefonuar në Gazetën e Redaktorëve dhe kishte raportuar se kishte varur një çantë jashtë Ministrisë së Punës , duke paralajmëruar se do të shpërthente për 40 minuta

Pas shpërthimit, piroteknianët iu afruan vendit me shumë kujdes nga frika e një bombe të dytë, por nuk gjetën asgjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here