Prokuroria për krime të rënda mbylli hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj 7 të pandehurve, të akuzuar për dërgimin e klandestinëve shqiptare drejt Amerikës.
Sipas dosjes, të pandehurit në role të ndryshme dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin dërgonin shtetas shqiptar kundrejt shumës nga 20 deri në 25 mijë dollar.
Ata shfrytëzonin rrugën nga Shqipëria në Itali, Spanjë ose Bullgari dhe më pas, në këto shtetas i pajisnin me dokumente të falsifikuara duke udhëtuar drejt Meksikës ose Hondurasit.
Nga aty, kalonin me autobus deri pranë kufirit amerikanë, të cilin e kalonin në këmbë.
Në dosje thuhet se për një periudh 6 mujore, të pandehurit kanë dërguar rreth 500 shtetas shqiptar, shumica e të cilëve janë arresuar dhe liruar më pas.