UEFA dënon Real Madridin, nuk shpëton as PSG-ja

0
206

UEFA nuk ka pranuar justifikimet e Real Madrid për çështjen e Dani Karvahal dhe ka konfirmuar se mbrojtësi spanjoll do të mungojë në ndeshjen e parë me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve kundër PSG-së.

Organizata ndërkombëtare e kishte cilësuar si karton të verdhë me dashje atë që futbollisti kishte marrë gjatë fazës në grupe ndaj APOEL, për të plotësuar numrin e kartonëve dhe munguar në ndeshjen e fundit ndaj Borusias që nuk kishte asnjë vlerë.

Për këtë arsye, lojtari u dënua me dy ndeshje pezullim, të dytën për mashtrim sportiv dhe që përkon me ndeshjen e parë ndaj PSG-së. Sigurisht që Reali e apeloi këtë vendim, por UEFA sot e ka rrëzuar kërkesën, duke argumentuar se pamjet filmike tregonin qartë që Karvahal kishte vepruar në mënyrë të parregullt duke kërkuar vazhdimisht ndëshkimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here