E moshuara mes lotësh: Nuk më japin pensionin, jam në borxhe deri në fyt duke u endur nëpër gjyqe

0
119

Makbulja nga Pogradeci, prej 10 vitesh endet në dyert e gjykatave duke kërkuar pensionin e saj për 25 vitet e punës si infermiere.

Por deri më sot, në moshën 70-vjeçare nuk ka marrë asnjë qindarkë nga shteti. Ajo shprehet mes lotësh se jeton me 70 mijë lekë në muaj që merr i shoqi si ndihmë ekonomike. Kjo i ka bërë shpenzimet e tyre ta përballueshme, duke qenë e moshuara vuan edhe nga diabeti.

Për ABC, ajo thotë se është në borxhe deri në fyt, pasi është endur gjyqeve për të kërkuar të drejtën e saj, duke paguar avokatë por nuk ka arritur të sigurojë atë që i takon. Kjo pasi shprehet se dokumentet me vitet e punës që ruheshin në Pogradec janë djegur duke humbur të gjitha të dhënat.

“Unë dua që të zgjidhen problemi se po bëjmë 10 vjet pa pension. Me 70 mijë lekë në muaj. Jam edhe e sëmurë me diabet. Nuk të jep kush lekë kanë hallet e tyre. Me borxhe deri në fyt. Sigurimet shoqërore i tërhoqën nga Korça dhe i mblodhën.

Më gjetën dhe një avokate. Donin si pretekst ata të sigurimeve shoqërore dhe më kaluan pastaj në gjyq. Tre herë i ndërrova avokatët. Njëherë më thanë të mungojnë katër vjet. Bëra gjyqin për ata. I fitova ato. Më thanë pastaj ata të sigurimeve shoqërore, duhen edhe 21 vite punë që nuk i gjenin. Isha mami infermiere në fshat.

Avokat nuk mund të marr dot se nuk kam me çfarë të paguaj. Nuk dua më avokat por dua nga shteti një lloj ndihme. Unë librezën e punës e kam këtu në sigurimet shoqërore. Ma morën edhe dosje. Nuk i ranë mundimit fare që të vinin ta kërkonin dosjen. Kisha tre dëshmitarë atje, edhe koleget e punës. Kisha dy kolege pune dhe kryeplakun e fshatit. Nuk e mohuan fare”, shprehet ajo duke mos mbajtur dot lotët.

Edhe kunata e saj tregon dramën e të moshuarës e cila shumë vite më parë, ka humbur edhe një djalë në moshën 29-vjeçare.

“E vështirë është sepse nuk kemi pension. Nuk kemi asgjë. Kjo ka 10 vjet, është 70-vjeçe, pa pension. Ka qenë 25 vjet infermiere në Pogradec. Ka bërë tërë ato gjyqe me avokat dhe të tëra. Erdhi përfundimi do merrte pensionin i thanë ku ke listpagesat. Listëpagesat atje janë djegur. Nuk dimë ku të drejtohemi. Si përfundim asgjë. Një djalë 29-vjeç i ka vdekur. E di çfarë i thonë 10 vjet pa pension. Këta hanë bukë vetëm njëherë në ditë, se kam qenë unë tek shtëpia e këtyre. Kur më bie dera i them burrit erdhën të kërkojnë lekë”, thotë ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here