‘Cristiano është shembull që duhet ta ndjekin të gjithë’

0
146

Zidane është i lumtur me punën e Cristiano Ronaldos.

16 ndeshje, 8 gola – këto shifra tregojnë se Cristiano Ronaldo po shijon një ndër sezonet më të dobëta në karrierë me fanellën e Real Madridit, që për tetë sezone me radhë ka shënuar së paku 25 gola në La Liga – maksimumi 48 gola në 35 ndeshje.

Sido që të jetë, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, e sheh në gjendje të mirë portugezin, nga i cili pret të jetë shumë vendimtar në ndeshjet e ardhshme, sidomos në Ligën e Kampionëve, titulli i vetëm që Reali është duke luftuar për këtë edicion, pasi është eliminuar nga Copa del Rey, teksa La Liga mund të quhet e humbur, pasi gjenden 19 pikë prapa Barcelonës.

“Cristiano është gjithmonë këtu. Ne gjithmonë kërkojmë më shumë nga Cristiano sepse ai është lideri ynë. Kur ndeshja të përfundojë, ju thoni Ronaldo mund të bëjë edhe më mirë, por jam i lumtur me të. Ai është shembull për të gjithë”, u shpreh Zidane

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here