Vrasja në Tiranë/ Kush është Mario Mejollari, 28 vjeçari që u ekzekutua me tre PLUMBA në kokë (FOTO)

0
479

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, pranë një karburanti dhe një picerie. Viktima është Mario Majollari 28 -vjeç.

Burimet pohojnë se viktima ishte në shoqërinë e një personi tjetër në momentin që një makinë në lëvizje e ka qëlluar tre herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa përpos postblloqeve, burimet thonë se blutë janë vendosur në ndjekje të një makine, ku dyshohet se janë autorët, e cila është larguar në drejtim të Dajtit.

Ndërkohë që janë marrë në pyetje dëshmitarët që ndodheshin në zonë dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Vrasja e sotme në kryeqytet është e radhës e një serie ngjarjes të fundit që kanë ndodhur në kryeqytet. Kujtojmë që pak kohë më parë u vra në Bllok biznesmeni Memli Begalla, ndërsa autorët u arrestuan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here