Zbulohet shkaku i vdekjes, këngëtarja e njohur vdiq nga mbidoza

0
209

Vokalistja e “The Cranberries”, Dolores O’Riordan, humbi jetën krejt papritur në moshën 46-vjeçare më 15 janar në Londër, në rrethana ende të paqarta. Mediat irlandeze kanë shkruar së fundi se shkaku i vdekjes së Riordan është një mbidozë medikamentesh kundër dhimbjes.

Nga hetimet e policisë, mësohet se pranë trupit të vokalistes së “The Cranberries” janë gjetur disa kapsula Fentanyl, një medikament i fortë kundër dhimbjes dhe i njohur në masë të gjerë nga përdoruesit e drogave.

Megjithatë, edhe pse raporti zyrtar i autopsisë së këngëtares irlandeze nuk është bërë ende publik, pista kryesore e hetimeve është ajo e vdekjes për shkak të mbidozës.

Fentanyl u ka marrë jetën edhe yjeve të tjerë të njohur të muzikës, si Prince apo kantautori Tom Petty.

Dolores O’Riordan, së bashku me “The Cranberries” kanë arritur majat e klasifikimeve botërore në fillim të viteve ‘90.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here