Heqja e vizave me Kinën, PD i kthehet Ramës: Po injoron kërkesat e BE-së

0
190

Partia Demokratike ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me vendimin e Mbledhjes së të martës të Këshillit të Ministrave, për heqjen e vizave me Republikën Popullore të Kinës, për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme.

Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit për Politikat me Jashtë në PD deklaron se qeveria “Rama” bën të kundërtën e asaj që kërkohet nga partnerët ndërkombëtarë dhe Bashkimi Evropian

“Pas çdo paralajmërimi të BE, qeveria bën të kundërtën e asaj që kërkohet!

Në takimin e fundit të dhjetorit BE i kërkoi përsëri Shqipërisë që të përputhë politikën e saj të vizave ndaj shteteve të tjera me atë të BE.

Sot, qeveria shqiptare e injoroi këtë detyrim, duke vijuar të sfidojë detyrimet e anëtarësimit, pa u shqetësuar për rrezikun e rivendosjes së vizave për shqiptarët që udhëtojnë drejt BE”, shprehet në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale drejtuesja e Departamentit për Politikat me Jashtë në PD, Ilda Zhulali.

Marrëveshja është arritur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here