Revista prestigjoze: Dua Lipa po ndryshon regullat e muzikës pop

0
138

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po arrin një sukses të jashtëzakoshëm në tregun muzikor ndërkombëtar. Fama e ylli të popit po rritet çdo ditë e më shumë dhe çdo këngë e saj po kthehet në hit të padiskutueshëm. Së fundmi 22-vjeçarja është vendosur në qendër të revistave më prestigjoze botërore.

Është GQ që i ka dekikuar një artikull Dua Lipës duke e cilësuar si këngëtarja që po ndryshon rregullat e muzikës pop.

“Të kesh sukses në muzikën pop është e punë e vështirë. Por çfarë mund të thoni për Dua Lipën e cila goditi aq shpejt me këngën e saj “New Rules”? Epo bëni mirë ta shikoni teksa shkruan albumin e e dytë,”-nis shkrimin GQ.

Kënga e parë e Dua Lipas e publikuar në radio ishte ‘Be The One’ nga albumi i saj ‘Dua Lipa’. “Isha shumë e emocionuar. U rrëzova në tokë kur e dëgjova për herë të parë në radio dhe fillova duke qarë. Nuk mund ta besoja atë që po ndodhte, ishte kaq emocionuese”,-shprehet Dua gjatë intervistës.

Albumi i saj ka përfshirë gjithashtu këngën ‘New Rules’ që ka thyer disa rekorde. Për suksesin e këngës ajo u shpreh se ishte një çmenduri.

“Çfarë bëri ajo këngë, sepse … unë nuk mund ta bëja këtë. Unë mendoj se suksesin e kishte video. Nuk mendoj se dikush e di me të vërtetë që një këngë të ketë atë sukses pasi e publikon, vetëm nëse janë telepatikë”.

Dua Lipa at Space 15 Twenty
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here