Pako e dyshimtë pranë shtëpisë së Presidentit Trump, një i arrestuar

0
178

Një alarm për bombë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA ka vënë në lëvizje mëngjesin e sotëm forcat e sigurisë.

 

 

BBC raporton se një person me një pako të dyshimtë u arrestua pranë institucionit më të rëndësishëm amerikan, njoftoi shërbimi sekret i ngarkuar për sigurinë e presidentit amerikan.

Personi, i cili ndodhej afër një anëtari të Shërbimit Sekret me uniformë, u arrestua dhe ekipe të specializuara në zbulimin e eksplozivëve janë në vendngjarje ku u vendos një perimetër sigurie. Ndërkohë, raportohet se gjatë kohës kur u dha alarmi, presidenti i SHBA-ve Donald Trump ndodhej në Shtëpinë e Bardhë.

“Vizitat e turistëve u ndërprenë përkohësisht, por të gjitha aktivitete e tjera të Shtëpisë së Bardhë vazhduan normalisht”, shtoi zyrtari i shërbimit sekret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here